Standard.al

Kontrolli në makinë ‘e fundosi’. Pranga 45-vjeçarit në Durrës

0

Arrestohet në flagrancë 45 vjeçari për veprat penale të armëmbajtjes pa leje dhe drejtimit të mjetit në gjendje të dehur.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G.K., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Rrashbull, Durrës, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, të cilin e drejtonte në gjendje të dehur i’ u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë me mbishkrimin SIG-SAUER, dhe një kreher me tre fishekë model 7.65 mm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.