Standard.al

EMRI-FOTO/ Ndërron jetë këngëtari i njohur…

0

Këngëtar i grupit të njohur muzikor “The Cars”, Ric Ocasek, mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare. Ky grup ka famën e tij më të madhe e ka patur në vitet ’80.

Sikurse ka konfirmuar sot Policia e Nju Jorkut për gazetën e njohur “Washington Post”, të dielën pasdite zyrtarët i janë përgjigjur një telefonate emergjente. Po sipas policisë,  Ocasek u shpall i vdekur në vendin ku u gjet, ndërkohë që theksohet se në trupin e tij nuk kishte shenja të dhunës.

Grupi “The Cars” ishte në majë të top-listave muzikore në fund të viteve ‘70 dhe gjatë viteve ‘80. Këngët e tyre më të famshme janë “Just What I needed”, “Shake it up” dhe “Good times roll and drive”.

Por në vitin 1988 grupi u nda dhe më pas këngëtari u përqendrua në zhvillimin e solo-karrierës. Ai i publikoi shtatë albume solo.

Ocasek, emri i vërtetë i të cilit ishte Richard Theodore Otcasek, është lindur dhe rritur në Baltimore. Ai filloi të merrej me muzikë pas studimeve në vitet ‘60, kur u takua me anëtarin tjetër të grupit, Benjamin Orr, më 1965.

Ai ishte i martuar tri herë. Ocasek u martua me gruan e tij të tretë, supermodelen Paulina Porizkova, në vitin 1984, me të cilën qëndroi në martesë për 28 vjet, para se të ndaheshin vitin e kaluar, shkruan “The Guardian”.

Image

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.