Dalin në dritë detaje të reja/ “Çohuni çuna se kemi punë”, si u organizua vrasja e Santiago Malkos

0
362

Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e ish-policit Santiago Malko pak ditë më parë në Tiranë. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për ‘BalkanWeb’  dosjen e Prokurorise qe implikon Blendi Tetën, i cili u arrestua një ditë më parë për ‘pengim të zbardhjes të së vërtetës’. Mësohet se Teta ishte ulur për darkë me personat e dyshuar për vrasjen në fjalë, shtetasit ,L.D e D.A dhe disa persona të tjerë. ‘BalkanWeb’ mëson se darka ishte në një lokal në posedim të L.D e E.D në zonën e ‘Freskut’.

Policia ra në gjurmët e Tetës, në momentin kur në afërsi të ish-drejtorisë së pyjores, në rrugën Dalip Topi është gjetur e fshehur një automjeti tip skoda, e cila shfaqej në kamerat e sigurisë që janë sekuestruar nga prokuroria. Nga verifikimet ka rezultuar se nga ky automjet natën e ngjarjes kishte zbritur Blendi Teta. Pas këtij momenti ai ka filluar të shfaqë shqetësim gjatë telefonatave që ka zhvilluar me bashkëjetuesen e tij, duke i thënë se ishte në kërkim për vrasje.

“Në këtë vend ku kanë ndaluar L. dhe E. po shikonin në drejtim të automjetit BMW X5 dhe kanë thënë “do të qëndrojmë të katërt në makinë këtu për të ruajtur automjetin BMW X5 që ishte e parkuar. Në këtë moment ka dalë roja i kantierit i cili ka thënë të mos parkonin në atë vend pasi dilnin kamionët nga kantieri. Në këto momente I. ka ecur edhe disa metra më tutje ku ka parkuar në anën e djathtë të rrugës sapo kalon kazanët e plehrave.

Automjeti tip Skoda Rromster ka qëndruar ndezur dhe Blendi ka zbritur nga vendi ku ka qenë ulur në vendin e djathtë përpara. Ka zbritur dhe ka qëndruar pak në këmbë anës makinës ku ka pirë edhe cigare dhe i ka thënë shtetasit me iniciale L.D “ do të largohem”. Këtë ja ka thënë pasi ka kuptuar se ata po ndiqnin automjetin BMW X5 ngjyrë e zezë dhe se do të ndodhte dicka. Leonardi i ka thënë pse do të ikësh dhe ai i është përgjigjur se do të ikte pasi nuk kishte lidhje me këtë punë. Është larguar deri te lokali që ishte ngjitur me hyrjen e Spitalit nr.5 Aty ka parë I.S ka zbritur një moment nga automjeti. Më pas ka hyrë në oborrin e Spitalit nr.5 dhe ka vazhduar rrugën “Kongresi Manastirit” në trotuar në trotuar në anën e spitalit të fëmijëve ku ka ndaluar te kioska ngjitur me murin e spitalit dhe ka blerë ujë. Aty është vendqëndrimi për taksi dhe ka hipur në një taksi, automjet ngjyrë e verdhë dhe ka shkuar në drejtim të bashkëjetueses time S.V në rrugën ‘Don Bosko’.

Kur taksia e ka lënë përpara hotel “Ferrara” në rrugën Don Bosko është ngjitur në shtëpi dhe rreth 15 minuta pasi ka hyrë në shtëpinë e bashkëjetueses së tij ka qenë duke parë televizor. Aty ka parë në lajme se ishte bërë atentat me armë zjarri një automjeti BMW X5 ngjyrë e zezë ku kishte mbetur i vrarë me armë një person. Aty ka kuptuar se bëhej fjalë për automjetin të cilin po e ruanin shtetasit, I.S, L.D, E. D si edhe personat që ishin në automjetin Golf 5 ngjyrë gri me targë AA221XB.

Ai (Bledi) është frikësuar në lidhje me këtë ngjarje dhe që nga ai moment, ka patur friksë sepse kishte qenë pikërisht me këta persona para ngjarjes tek vendi ku kishte qenë i parkuar automjeti BMË X5. Ditën e nesërme ai ka dalë përsëri në zonën e Freskut dhe në ditët në vijim dhe nuk ka takuar asnjë nga këta shtetas përvec shtetasin E.M. Kur e ka takuar ka biseduar me të dhe i ka treguar për të gjithë ngjarjen dhe veprimet para ngjarjes. Aty E. është trembur dhe i ka thënë se kishte hallin e automjetit tip Golf 5 ngjyrë gri. Pasi e kishte të regjistruar me emrin e tij, dhe kishte rreth 6 muaj që përdorej nga shtetasi E dhe L. D.” thuhet në dosjen e Prokurorisë të siguruar për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Pas arrestimit ai ka treguar se ditën e ngjarjes ka drekuar në një lokal në zonën e freskut, dhe ka renditur të gjithë emrat që kanë qenë me të.

“Kanë qenë duke drekuar në bodrumit e një lokali në zonën e Freskut, i cili është në pronësi të vëllezërve L dhe E.D. Atë ditë kanë qëndruar pikërisht në bodrumin e këtij lokali. rreth orës 20:00 L. dhe E. D. i kanë thënë se do çohemi se kemi punë. Tekstualisht “Cohuni cuna se kemi punë” më pas kanë dalë të gjithë dhe kanë hipur në dy automjete.  Njëri tip skoda rromster ngjyrë e bardhë me xhama të zinj. si edhe një tjetër Golf 5 ngjyrë gri me disqë alumini.” thuhet me tej ne deshmine e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here