Standard.al

Andi Bushati: Meta nuk mund të dekretonte kthimin e komunizmit në Shqipëri

0

Emisioni “Open” në Top Channel filloi me debate të shumta mbrëmjen e sotme dhe kjo për shkak të situatës më të fundit që po kalon vendi si pasojë e zhvillimit të votimeve monopartiake që mazhoranca qeverisëse zhvilloi më 30 qershor, datë kjo që u shfuqizua me dekret të Presidentit, por që u refuzua nga kryeministri Edi Rama.

Gazetari Andi Bushati u shpreh se Presidenti Ilir Meta nuk mund të dekretonte kthimin e komunizmit në Shqipëri.

“Ilir Meta është detyruar të veshë kostumin e një Presidenti ofensiv, jo pa shkak. Të marrim shembullin e ligjit të dividentit, rastit më skandaloz në shkelje flagrante të Kushtetutës. Çfarë duhet të bënte Meta?

Meta na zbuloi gjenezën që e detyroi të dilte nga normaliteti, për shkak se mazhoranca ka dhunuar Kushtetutën. Aq keq është situata sot sa kjo situatë ekstreme duhet kuptuar.

Në situatën ku ka mbërritur vendi, të përpiqesh të sillesh me skrupuj e të jesh mbi palët, do të thotë të bëhesh vasal i Edi Ramës. Të bëhesh barrikadë ndaj monizmit, është beteja më e madhe sot.

Nuk ka provë më të fortë se ajo që dha Meta për lidhjen e Ramës me oligarkët me kthimin e ligjit të dividentit. 30 qershori? Meta nuk mund të dekretonte kthimin e monizmit në Shqipëri”, u shpreh gazetari Andi Bushati.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.