Aksident absurd! E ndjek me makinë, e përplas dhe në fund e gjuan me shkelm…(VIDEO)

0
137

Një aksident absurd ka ndodhur së fundi. Një grua merr përpara me makinë një qytetar me motor, duke e dëmtuar atë.

Si të mos mjaftonte, gruaja zbret nga makina dhe e qëllon me shkelma djalin e plagosur.

Janë pikërisht këto pamjet e transmetuara mbrëmjen e kësaj të hëne në emisionin investigativ Stop, në Televizionin Klan.

Bëhet fjalë për një video të mbërritur në redaksinë e emisionit, që siç shprehen drejtuesit e Stop është një çështje që do ta trajtojnë nga dita e nesërme.

‘Në 067 22 088 88 na ka ardhur një video. Pyetëm si ishte historia dhe ishte e habitshme. Në fakt sot do të shikoni vetëm një pjesë, preludin e saj, sepse detajet e zhvillimit nga nesër e pas do t’i shikoni të gjitha’, tha drejtuesi i Stop, Saimir Kodra.

Ky i fundit nga studio tregoi se shoferja e ndoqi motoçiklistin për të paktën 200 metra me qëllim që ta përplaste.

Pasi e arriti, ajo e aksidentoi me makinë, por nuk u mjaftua me kaq. Gruaja, e cila siç mund të duket në pamje, shfaqet tejet e revoltuar, doli nga automjeti dhe e goditi të plagosurin me shkelm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here