Sherri me armë për pronën, humb jetën 76-vjeçari, shkon në tre numri i viktimave

0
161

Një javë më parë në Prishtinë ndodhi ngjarja e rëndë në “Lagjen e Spitalit” ku një person qëlloi me armë 4 persona, dy prej të cilëve humbën jetën në moment. Ditën e sotme ka humbur jetën personi i tretë. Viktima është Gani Rafuna.

Si ndodhi ngjarja?

Disa orë pas krimit të rëndë u zbardhën edhe motivet. Bëhet fjalë për një pronë, ku disa vite më parë nisi një konflikt mes mes dy familjeve kosovare, Rafuna dhe Mehmeti, të cilat janë bashkëpronare të një ndërtese në Prishtinë.

Zyra e Kadastrës në Komunën e Prishtinës ka bërë edhe ndarjen e hapësirave që u takon secilës prej familjeve, por mesa duket konflikti midis tyre nuk ishte shuar. Sherri nisi pasi një anëtar i familjes Mehmeti kishte vendosur disa blloqe pllakash në zonën e familjes Rafuna. Por një prej anëtarëve të familjes Rafuna ka larguar me shqelm blloqet e vendosura duke thënë se i kishte vendosur në pronën e tij.

Konflikti vijoji dhe anëtarët e familjes Mehmeti që kanë goditur fizikisht një anëtar të familjes Rafuna. Më pas konflikti degjeneroi në përdorimin e armëve të zjarrit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here