Identifikohet gruaja ndërlidhëse e 4 bandave kriminale, ja si njoftohej ‘koka’ e grupit

0
123

Është  siguruar dosja e plotë e Prokurorisë për operacionin “Limit”, i cili goditi katër banda kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës, duke çuar pas hekurave 58 trafikantë.

Nga përgjimet e Prokurorisë, pjesë e këtyre bandave, që vepronin si një grup i strukturuar kriminal, rezulton të ketë qenë edhe një grua, me emrin Miranda, e cila është bashkëshortja e Genc Bamllarit, xhaxhait të kreut të një prej bandave, Olgert Bamllarit.

Më poshtë po ju sjellim bisedën mes Mirandës dhe Olgertit, të cilët diskutojnë me njëri-tjetrin, teksa gruaja e paralajmëron kreun e bandës të mos flasë më sepse po u përgjohen celularët./ BW.

Miranda: Miranda jam

Olgert: E Miranda, çar bën? Si je?

Miranda: Hiç

Miranda: Sapo erdha nga puna dhe!

Olgert: Çarë

Miranda: Dëgjon o dëgjon, përgjohen telefonat tëra e!

Olgert: Hë?

Miranda: Edhe timin e kanë marrë, të Gencit e kanë marrë

Olgert: Po pse?

Miranda: Erdhën brenda, nuk e di. Nga telefonatat gjetën, s’kishte kallëzuar njëri…në drekë erdha.

Olgert: Erdhën në shpi

Miranda: Kontrolluan. Në shpi po…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here