Standard.al

Gazetari thumbon Ramën: Dole lakuriq para gjithë Botës, edhe ndaj atyre që…

0

Gazetari Aulon Kalaja, njëherazi aktivist i shoqërisë civile, shprehet se Edi Rama ka dalë lakuriq për herë të dytë para botës!

Kalaja tha se Rama ekspozoi lakuriqësinë e tij sa i takon votave që ka, dhe në 30 qershor tregoi se ai urren votën e lirë.

Në studion e Faxnews, Kalaja theksoi se Kryeministri tregoi në votimet e fundit, se vjedh edhe veten, madje kandidon edhe kriminelë, kur në garë nuk ka rivalë.

“Lakuriqësia e dytë u pa nga e gjithë bota, edhe nga ndërkombetarët që e mbështesin, sepse ky i ka akaparuar.

Edi Rama nuk ka më se çfarë fsheh para shqiptarëve, edhe botës ia ka treguar të gjitha. Lakuriqësia e tij e shëmtuar është sot një rrezik i një pakice të përbërë me kriminelë dhe oligarkë, që i kanoset shumicës popullore legale dhe legjitime”, tha Kalaja.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.