Ç’po ndodh me Parkun Rinia? Reagon Malltezi: Kohe per reflektim….

0
134

Jamarbër Malltezi, anëtar i Kryesisë së PD-së, ka reaguar lidhur me atë se çfarë po ndodh me Parkun Rinia në qendër të Tiranës.

Malltezi kujton se në 2016, Departamenti i Mjedisit në PD, kërkoi në KQZ të drejtën kushtetuese për referendum vendore, por përfaqësuesit e PS-LSI-së në këtë institucion, vendosën të shkelin Kushtetutën dhe mos lejojnë referendumet.

Postimi nga Jamarbër Malltezi

Parku Rinia 2019: Ne 2016 Departamenti Mjedisit ne PD kerkoi ne KQZ te drejten kushtetuese per REFERENDUME vendore per kafshimin e Parkut te Madh te Tiranes per interesa te fideleve te Rama-Veliajt, si edhe kafshimin e Parkut Rinia per parkimin e Besos. Per fat te keq, perfaqsuesit e PS-LSI ne KQZ, vendosen te shkelin kushtetuten dhe mos lejojne Referendum vendor!

Turpi me shkeljen e te drejtes kushtetuese se qytetareve u be haptaz dhe e shiten si vendim te shtetit ligjor! Dhe ishin po ato fytyra qe vec 2 vite me pare kishin miratuar te drejten per Referendum per ceshtjen e importit te mbetjeve te riciklueshme! Kohe per reflektim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here