Berisha fiton derbin me Strakoshën…

0
108

Etrit Berisha u largua nga Kombëtarja i dëmtuar me shpresën se do të rikuperonte në kohë për sfidën kundër Lacios. Gardiani kuqezi zbriti në fushë si titullarë në derbin përballë Strakoshës, në fund festa ishte për të dhe për Spal që përmbysën golin e Immobile. Petagna dhe më pas Kurtic në shtesë i shënuan dy gola Strakoshës duke i dhuruar Spal një 3-pikësh të artë.

Në përfundim të sfidës, Berisha ishte një nga lojtarët më të vlerësuar: Mban me këmbë në tokë ekipin. Deçiziv, mbi të gjitha në pjesën e parë ndaj Luis Albertos. Reagime të rëndësishme edhe në disa raste të tjera, nota 6,5 për Berishën.

Për Strakoshën kjo nuk është një periudhë pozitive teksa brenda një harku kohorë shumë të shkurtër, me Kombëtaren dhe Lacion ka pësuar 8 gola: “Nuk ka shumë faj dhe përgjegjësi në golat e pësuar por nuk i transmeton as qetësi repartin mbrojtës, nota 5,5 për Strakoshën, shkruajnë mediat italiane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here