15 shtator 2019 Shqipëria, rrezikon të mbetet pa shqiptarë!! Pluralizmi është varrosur nga paratë e qelbura oligarkike…

0
107

Nga Petrit Vasili

15 shtator 2019 Shqipëria, që rrezikon të mbetet pa shqiptarë!!??

Sot pas 30 vjetesh, në 15 shtator në ditën botërore të demokracisë, në Shqipëri krimi shtetëror i telekomanduar nga oligarkia ka shndërruar në hiç pushtetin e votës së lirë.

Sot pluralizmi është varrosur nga paratë e qelbura oligarkike.

Sot një minorancë e paligjshme e inkriminuar dhe grabitqare ka rrëmbyer pushtetin e patjetërsueshëm të votës së shumicës absolute të shqiptarëve.

Sot në këtë 15 shtator Shqipëria është përpara një rreziku shumë më të madh se 30 vjet më parë.

Sot rreziku i shpërbërjes Kombetare është shumë më i madh edhe se sa kur diskutoheshin kufijtë në vitin 1913 sepse Shqipëria po bie në greminen e një Shqiperie pa shqiptarë.

E keqja ka vetëm një emër: varrosja e votës së lirë themeli universal i demokracisë.

Neni 21 (3) i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut thotë:

“Vullneti popullor është themeli i autoritetit qeveritar; ky vullnet duhet të shprehet përmes zgjedhjeve të rregullta dhe të vërteta, të kryera me votë universale dhe të barabartë, dhe me votim të fshehtë, ose sipas një procedure ekuivalente të votimit të lirë ”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here