“Faleminderit bamirës, por si Kryeministër ke dështuar”

0
165

Kryeministri Edi Rama prej disa ditësh publikon në faqen e tij në facebook, mesazhet që qytetarë të ndryshëm i kanë shkruar atij për të zgjidhur hallet, pas zvarritjes në institucionet e shtetit. Rama tregon se ka ndihmuar një grua të regjistrojë vajzën në gjimnaznin “Petro Nini”, apo një pensionist që ka marrë ilaçet me rimbursim, etj. etj. Të gjitha këto me sa duket e bëjnë Kryeministrin të ndihet mirë për sa kohë vendos ti ndajë me ndjekësit në facebook.

Por çfarë mendojnë vetë qytetarët?

Po të shihni me kujdes komentet në faqen e kryeministrit, janë në shumicë dërmuese kundër tij. Për arsyen e vetme se zonja që i ka shkruar SMS Kryeministrit nuk është e vetmja që nuk mund të regjistrojë fëmijën në shkollë. Raste të tilla, me burokraci dhe arrogancë në shkolla, kopshte, spitale, hipoteka, e gjithëfarëlloj zyrash ka me shumicë në këtë vend.

Një ndër komentet më spikatura është ky:

Por nuk është i vetmi…

Të tjerë komentues i kujtojnë Kryeministrit se shteti nuk funksionon me urdhra nga lart, por me ligje, rregulla dhe korektesë nga ata/ato që paguhen me taksat tona për të shërbyer në administratë.

*Më poshtë postimi i plotë i Kryeministrit në facebook

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here