Policia e Sandër Lleshit arreston qytetarin se bëri thirrje për Protestë kundër…

0
103

Një qytetar është ndaluar nga Policia vetëm se ka bërë thirrje në rrjetet sociale për të dalë në protestë në zonën e Kaçinarit në Mirditë kundër HEC-ver që po ndërtohën atje.

Burime bëjnë me dije se Gëzim Qupi është mbajtur për rreth 5 orë në Komisariatin e Policisë Mirditë ndërsa mësohet se është nxjerr nga shtëpia e tij rreth orës 17:00 të pasditës së sotme.

Shkak ka qenë thirrja që bëri në rrjetet për pjesëmarrjen e banorëve në protestën për largimin e firmës që do të ndërtojë HEC-e në zonën e tyre.

Qupi ka rrëfyer për Fax News se për çfarë ishte thirrur në: “Më thanë se po shkruajte më te faqja “Kaçinari Kundra HEC”-ve do të arrestohesh. Unë iu thashë se edhe po më burgosët unë përsëri do të shkruaj sepse po mbroj lumejte e mi”.

Postimi në faqje:

VELLEZER E MOTRA TE FSHATRAVE TE #KAÇINARIT

Diten e shtune data 14 shtator ora 10;00 do mlidhemi ne qavorrez ju bej thirrje i madh e i vogel te dalim eti tregojm ktyne qe duan tena thajn lumejt nuk i keni ba mir llogorit per informacione te metejshme me shkruaj sms Faleminderit per mirkuptimin
#SHPERNDAJE #NJOFTIMIN

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here