Meta: Në politikë do vazhdoj me të gjitha mjetet

0
129

Presidenti Ilir Meta thotë se mazhoranca nuk i ka votat që i duhen për të shkarkuar Presidentin e Republikës.

I pyetur nga gazetari Çim Peka, nëse Komisioni i Venecias thotë se Presidenti ka shkelur Kushtetutën, si do të vepronte ai, Meta tha se mazhoranca nuk i ka votat për shkarkimin e tij. Insistimit se çfarë do të bëjë kreu i shtetit nëse Venecia thotë se ka shkelur kushtetutën, Meta u përgjigje se “do të japë dorëheqjen“.

Kreu i shtetit shtoi se në politikë do të vijojë me të gjitha mjetet edhe nëse ikën nga Presidenca. “Në politikë do vazhdoj me të gjitha mjetet, të përfaqësoj njerëzit që kanë besim tek unë”,- tha Presidenti Meta.

“E para, mazhoranca nuk i ka votat për shkarkimin e presidencës. E dyta, duhet parë dhe vetë legjitimiteti i Parlamentit Unë e mirëpres faktin që këta kanë sjell Komisionin e Venecias, por më shumë kam bindjen time se nuk e kam shkelur Kushtetuën”, tha Meta.

Më herët, presidenti duartrokiti faktin që mazhoranca ka thirrur Komisionin e Venecias për të shqyrtuar veprimet e tij, por theksoi se ai nuk e ka shkelur në asnjë moment Kushtetutën. “Edhe Komisionin e Venecias shumë mirë që e kanë sjell. Edhe një duartrokitie për këtë.  Unë duartrokas se e di ca veprimesh kam bërë, jam transparent, shumë mirë kanë bërë që e kanë ftuar. Zero shkelje e Kushtetutës nga presidenti i Repoblikës. Unë kam konfirmuar me dëshirën time që të marrë pjesë në Komisionin e Venecias“, shtoi Ilir Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here