Standard.al

Këtë vit mos shpresojë kush, medaljet i merr të gjitha KM-ja!

0

Nga Gëzim Saliu

Në fundqershorin e 2018-ës, habiti jo pak në publik, ceremonia e kryeministrit Rama me katër ambasadorët shqiptarë të akredituar në Hagë, Bruksel, Paris dhe Berlin. Shpërndarja e medaljes “mirënjohja e kryeministrit” për ambasadorët Aida Sakiqi, Suela Janina, Artur Kuko dhe Dritan Tola më shumë se sa një ngjarjeje ceremoniale festive i përngjau

Ndonëse në publik, maxhoranca e përcolli si një “fitore të madhe” vendimin e Këshillit, realisht e përkthyer në pak fjalë, vitin e shkuar Qeveria shqiptare dështoi për të tretin vit rradhazi për hapjen e negociatave me BE-në. Kjo pasi rekomandimi i Komisionit për hapjen pa kushte të negociatave nuk u votua nga Këshilli dhe u shtye me një vit, ku sërish do kishte një tjetër raport për të vlerësuar progresin e Shqipërisë në 13 pika.

Dhe sot ja ku jemi, një muaj para vendimit të rëndësishëm dhe shanset e vendit tonë për një vendim pozitiv duken sërish të pakta. Një vit i kaluar mes përplasjeve të forta të palëve, ku kulmi padyshim u shënua me dorëzimin e mandateve nga opozita, protestat mbarëkombëtare dhe me mbajtjen e votimeve monopartiake të 30 Qershorit. Për t’i shtuar më tepër nuancë gri gjithë kësaj “atmosfere”, lajmi i ardhur sot nga Gjermania për 6 parakushte ndaj Shqipërisë, duket së vë në vështirësi serioze “po”-në definitive për hapjen e negociatave.

Megjithatë, cilidoqoftë rezultati i 18 tetorit, këtë herë do të ketë një ndryshim madhor. Ndryshe nga një vit më parë, sivjet Kryeministri nuk ka dhe me shumë mundësi nuk do mundet të dorëzojë asnjë medalje. Të jemi të qartë, organizimin e një ceremonie nuk e vëmë aspak në dyshim, por nënvizojmë se këtë vit “shpërblimin” për procesin e negociatave e meriton vetëm një emër: Kryeministri Rama! E në fakt një medalje, që vështirë se e arrin, ja ka prenotuar Presidenti Meta publikisht, ku dy ditë më parë në konferencën me gazetarët pohoi: “Unë i jap dekoratë Edit në datë 18 tetor vetëm ai të marrë datën e çeljes së negociatave. Ai le të mos e pranojë. Madje do ti jap “Urdhrin e Skënderbeut”. Madje i takojnë dy dekorata edhe si kryeministër edhe si Ministër i Jashtëm.”

Ndaj, nuk ka pse Kryeministri të lodhet shumë për të gjetur “medaljemarrësit” e radhës, me shumë mundësi për një shtyrje të radhës së vendimit për hapjen e negociatave apo një “po”-je me 50 kushte nga pas. Në 18 tetor, fill pas marrjes së përgjigjes, Kryeministri duhet të marrë masat e duhura për të mos dalë duarbosh, në rast se dështon me negociatat ( gjë e cila përkthehet edhe me mungesën e dekorimit nga Meta). “Godina me drita” duhet të jetë gati për një dekorim madhor në 18 tetor, atë të njeriut që e drejton vendin prej 6 vitesh dhe që në 3 vitet e fundit ka marrë tre refuzime nga Evropa ( dhe rrezikon te katrin). Nuk është një arritje e vogël, meriton medaljen e tij dhe ky “mund”!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.