“Jo hy jo nuk hy, jo hyr jo mos hyr…” Fuga: Hapja e muhabeteve për integrimin në BE

0
115

Nga Artan Fuga

Hapja e muhabeteve për integrimin në BE
—————-

E mo mirë!

Gjermania kur pranoi miliona sirianë, përse të mos pranojë të hapi negociata me Shqipërinë që kush e di mbas sa kohësh mund të hyjë në BE !!!

Cfarë humb?

Se nuk është se do t’a pranojë Shqipërinë! Tani është fjala të hapi negociatat!

Cfarë janë negociatat se mos ngatërrohemi. Si ta shpjegoj për Qenan K. se nuk rri ai të harxhojë trutë për kësi punësh!

Negociatat janë

bisedimet,
muhabetet,
llogjet,
shkëmbimet e pikëpamjeve,
debatet,
sherret me llafe,
tjerrjet,
mbushjet e mendjes,
argumentimet,
diskutimet,
thashëthemet
për atë jo hy jo nuk hy, jo hyr jo mos hyr.

Këto janë negociatat: muhabetet.

Nuk është vetë integrimi, por muhabetet për integrimin.

Si thotë Qenan K kur do muhabet : do të ulemi për një kafe?

Mirë mo, mos as për muhabet për integrimin nuk qenkemi ne?

Ulemi për një kafe (përkthyer për mendjen e Qenan K), as për kafe nuk doni me u ul?

Ore mos ka ndonjë sebep tjetër se nuk ka mundësi!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here