Standard.al

Shpërndarja e Kuvendit është në të mirë edhe të partisë socialiste edhe të opozitës!

0

Nga Artan Fuga

———————-
Jo vetëm që ky Kuvend duhet shpërndarë sepse është bërë shoqërisht i padobishëm, por sipas meje edhe shoqërisht i rrezikshëm, dhe shpërndarja e tij është në interes të kombit po se po, të integrimeve euroatlantike po se po, por paradoksalisht ta mendosh hollë – hollë edhe për :

vetë partinë socialiste,
për partinë demokratike po se po,
për lidhjen socialiste për integrim po se po,
për partitë e vogla joparlamentare po se po,
për pushtetet lokale sigurisht, se janë për faqe të zezë,
për qytetarin po se po!
Për të gjithë veç deputetëve!

Ne si qytetarë sovranë kemi mbet robër i përfaqësuesve tanë.

Shoqëria i ngjan një njeriu që duhet të operojë diçka dhe nuk e bën sepse nuk ka guxim dhe zhytet për ditë e më keq në sëmundjuen e vet!

Si thonë : I zoti e jep, tellalli s’e jep!

Kuvendi ka mbetur pa funksion social.

Unë i besoj teorive funksionaliste : gjithçka pa funksion zhbëhet!

Sa më shpejt aq më mirë!

Zgjohuni ju që merrni vendimet!

Koha nuk pret!

Po i humbasim përsëri të gjitha trenat e progresit politik.

Ata vetëm ngrenë dorën, ulin dorën sikurse u thonë!

Disa nuk e dinë se përse janë aty!
Disa janë inerci e një kohe të kaluar!
Disa kujtojnë se deputet është të lëshosh fjali patetike!
Disa nuk kanë legjitimitet të jenë aty!
Disa nuk e dinë se kë përfaqësojnë politikisht!

Disa dinë gjithçka por nuk flasin!
Disa presin!

Ne paguajmë!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.