Sebepi i sherit me grushte në studion televizive ka qenë Besa Shahini??? Dalin detaje…

0
139

Mbrëmjen e djeshme, në prag të zgjedhjeve, ndodhi një përleshje fizike në një studio televizive në Kosovë. Bashkëshorti i ministres së Arsimit, Besa Shahini, Dardan Molliqaj i cili kandidon për deputet nga koalicioni PSD-AAK, është përleshur fizikisht me një kandidat për deputet të Vetëvendosjes, Haki Abazin.

Sipas asaj që shkruan Lapsi.al, sherrin e ka nisur Moliqaj, i cili i tha Abazit se aq shumë sa e përmend, do t’i shfaqet në ëndërr.

 “Veç një batutë po e lshoj, qysh ja ka nis Hakia me më përmen shpesh, tutna edhe andërr don me m’pa sonte”, tha Molliqaj, sapo kishte dalë nga studioja dhe po ecte në korridor.

Abazi ja ka kthyer, duke e bërë bisedën krejt personale e duke përfshirë ministren Besa Shahini.

“Ty nuk të shoh në andërr kurrë, ty as gruaja jote nuk të sheh në andërr” ia ka kthyer ai.

Kaq mjaftoi që mes burrash të shpërthenin grushtet dhe kapjet për fyti, aq sa drejtuesi i emisionit nuk e pa më të arsyeshme të vazhdonte pjesën tjetër të emisionit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here