“Një pakt Rama-Basha”, Agron Duka: Jo vetëm demokratët, por të gjithë shqiptarët nuk e mbështesin

0
117

Sipas Agron Dukës, kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, kriza politike nuk mund të zgjidhet me një marrëveshje individuale midis Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

“Nuk duhet të flasim për një pakt midis individëve, por duhet një pakt opozitë-pozitë. U bë një pakt Rama-Basha dhe e pamë çfarë ndodhi në zgjedhjet e 2017”, tha Duka në emisionin “Open” në Top Channel.

Duka theksoi se “një pakt Rama-Basha nuk e mbështesin jo vetëm demokratet, por të gjithë shqiptarët.”

Kreu i PAA-së u shpreh se nga një marrëveshje midis kryeministrit dhe kryeopozitarit nuk do të goditeshin vetëm partitë e vogla, por do të dëmtohen të gjithë qytetarët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here