“Një drejtësi e kapur me kunetër dhe stërkunetër”, Berisha zbulon dokumente që i dinte edhe ambasadori amerikan

0
100

Një drejtësi e kapur me kunetër dhe stërkunetër, me vetting Hallum dhe Dvoran Vetting, nuk do të mund të funksionojë.

Deklarata u bë nga ish-Kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e sotme në “Opinion”.

Berisha theksoi se kjo është drejtësia më e kapur që ka pasur Shqipëria.

“Ekzistojnë dokumente edhe me ambasadorin amerikan, sipas të cilave ata që kontribuojnë për hartimin e ligjeve të reformës në drejtësi, për 6 vjet nuk do të merrnin asnjë funksion, pasi kështu do të provohej se kanë miratuar ligje në interesin e tyre.

Dritan Halluni i ka mbyllur dosjen për plagosje një të arrestuari, liroi vrasësit e komisarit të Kombinatit.

Ne ishim ata që insistuam për Vettingun, por jo këtë lloj, pasi kjo është metoda e dekompozimit të sistemit.

Pasi ne nuk pranuam kurrë që t’i mohohej e drejta këtyre gjykatëse që t’i drejtoheshin Kushtetueses, këto na përjashtuan fare ne nga procesi, dhe përdorën metodën nga koka në fund, duke shkrirë Kushtetuesen”, tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here