Habit Vuçiç: Nuk mendoj se është reale që Çekia të tërheqë njohjen e Kosovës

0
142

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha se ai nuk mendon se është reale që Republika e Çekisë të tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Duke komentuar deklaratat e presidentit të Çekisë, Milosh Zeman, se ai do të ngrejë çështjen e tërheqjes së njohjes para institucioneve çeke, Vuçiç tha se çekët janë “miq të sinqertë” të Serbisë, por që shtetet, veçanërisht ato, që sipas tij janë “në të njëjtin bllok” nuk i ndryshojnë shpesh vendimet.

“Ne do të dëshironim atë (tërheqjen e njohjes), por nuk mendoj se është realiste dhe e thjeshtë”, tha presidenti i Serbisë para gazetarëve në Vatikan pas takimit me Papa Françeskun.

Të mërkurën, presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, gjatë vizitës në Beograd, tha se dëshiron të diskutojë me zyrtarët kushtetues çekë mundësinë që vendi i tij ta tërheqë njohjen e Kosovës si shtet të pavarur.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha gjithashtu se Vatikani po ndjek një politikë serioze, dhe se do të ruajë qëndrimin e tij për të mos njohur pavarësinë e Kosovës.

“Por Vatikani dëshiron bisedime dhe një zgjidhje paqësore midis serbëve dhe shqiptarëve,” u tha Vuçiç gazetarëve .

Vuçiç tha se ai kishte mësuar dhe dëgjuar shumë gjatë bisedës me Papën, dhe se ai pa shqetësimin e tij, për të gjithë njerëzit në Ballkan dhe qytetarët serbë./Rel

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here