Standard.al

Arrestohen 3 shqiptarë pasi kaluan ilegalisht kufirin grek për të prerë dru…

0

Tre shqiptarë të moshës 23, 45 dhe 51 vjec u  arrestuan në momentin kur po ktheheshin në shtëpitë e tyre nga Oficerë të Ekipit të Prokurorisë Ndërkufitare në Kristalopigji të akuzuar për prerjen pa leje të drurëve në pyjet e Follorinës.

Shqiptarët u kapën pasi  kishin kaluar ilegalisht në territorin grek për të ngarkuar drutë që i siguronin duke shkatërruar një zonë malore të Follorinës në të cilën ata kishin prerë një sasi të madhe dru lisi.

Tre autorët janë marrë nën hetim nga Prokuroria e Kastorias. Ndërkohë janë sekuestruar lënda drusore, kuajt si dhe mjetet prerëse. 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.