“Arena Kombëtare” inagurohet me Andorrën? UEFA pas një muaji në Tiranë…

0
127

Federata Shqiptare e Futbollit publikoi në llogaritë e saj zyrtare në rrjetet sociale një video të re, duke përditësuar ecurinë e punimeve në stadiumin “Arena Kombëtare”.

https://www.facebook.com/FederataShqiptareeFutbollit/videos/2538102522895761/?t=2

Kur mbeten pak më shumë se dy muaj nga ky afat, përveç tabetit të gjelbër mbeten për t;u përfunduar edhe punimet e rifiniturës. Burime të Balkanweb në Federatën Shqiptare të Futbollit bëjnë të ditur se shtrimi i fushës do të përfundojë brenda tre ditëve, ndërsa inagurimi mund të përshpejtohet dhe të bëhet që në ndeshjen kundër Andorrës, që sipas kalendarit do të luhet më 14 nëntor. Përveçëse do të kthente kombëtaren kuqezi në kryeqytet pas një mungese të gjatë, kjo sfidë do t’i lejonte të besuarve të Edi Rejas të ambjentoheshin më “shtëpinë” e tyre të re përpara përballjes me kampionët e Botës.

Po ashtu, prania e tifozëve të shumtë dhe një fitore e mundëshme ndaj një rivali të dobët do ta bëntë më të bukur inagurimin. Gjithsesi data e saktë mbetet për t’u përcaktuar, ndërsa siç bën me dije burimi i Balkanweb në FSHF, punimet janë drejt përfundimit, ndërsa pas një muaji në Tiranë do të zbarkojnë të dërguarit e UEFA-s për të inspektuar stadiumin e ri “Arena Kombëtare”. Vetëm më pas, qeveria europiane e futbollit do të konfirmojë se ku do të luhen dy ndeshjet e radhës në shtëpi të kombëtares së Shqipërisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here