370 milionë euro për 31 kilometra, PD paralajmëron kompanitë dhe bankat që financojnë PPP

0
72

Lulzim Basha, kryetar i PD-së, paralajmëroi sot kompanitë dhe bankat që financojnë projektet e koncesioneve/PPP-ve qeveritare, të cilat opozita i ka klasifikuar si projekte korruptive, shkatërruese për ekonominë e vendit.

Basha mori shkas nga projektet Milot – Balldre dhe Dukat – Orikum, të dyja rreth 370 milionë euro për 31 kilometra gjithsej, të cilat janë miratuar përfundimisht nga parlamenti, duke rrëzuar dekretet e presidentit.

“Ditën e nesërme ANK dhe Gjikuria do të paralajmërohen zyrtarisht me letër nga Partia Demokratike, në emër të Opozitës së Bashkuar, për të gjitha pasojat penale dhe kriminale për ta dhe për çdo person privat të kompanive të tyre nga pronari dhe drejtuesit, deri tek juristët e kompanisë, si subjekte të ligjit të forcuar antimafia, ditën e parë që PD dhe opozita e bashkuar do të marrin përgjegjësitë e qeverisjes në vend.”- u shpreh Basha, duke deklaruar se subjektet të ligjit të ri antimafia do të jenë dhe bankat që financojnë këto koncesione.

Basha gjithashtu bëri një paralajmërim edhe për bankat e nivelit të dytë.

“Një letër e ngjashme do t’i dërgohet të gjitha bankave të nivelit të dytë pa përjashtim, për t’i paralajmëruar se çdo financim, kredi apo garanci bankare dhënë këtyre koncensioneve, do t’i bëjë këto banka automatikisht subjekte të ndjekjes antimafia. Do t’i vendosë ato menjëherë në vëmendjen e përditshme të opozitës sot dhe të qeverisjes së nesërme në bashkëpunim me SPAK, BKH dhe institucione të tjera ligjzbatuese të Shqipërisë dhe vendeve partnere”, u shpreh kreu demokrat.

“Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar e kanë bërë zgjedhjen e tyre, ne jemi në krah të shqiptarëve për të shpëtuar vendin dhe për të ndëshkuar këtë bandë hajdutësh dhe kriminelësh”, u shpreh Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here