Standard.al

Negociatat, Meta mesazh Ramës e Bashës: Vij nga vendi i rakisë, nuk e hap shampanjën para kohe

0

Në konferencën për shtyp, Presidenti Meta preku temën e integrimit dhe perkatesisht të negociatave. Ne qëndrimin e tij Meta nuk nguroi të nënvizonte me jo pak ironi mesazhet pozitive qe po percillen jo vetem nga mazhoranca por edhe nga PD lidhur me hapjen e negociatave ne tetor ( kujtojme mesazhet e Bashes ne Bruksel). Lidhur me kete Presidenti pohoi se :

“Nuk duhet të harroni se Presidenti e keni nga vendi i rakisë, pra nuk e hapa shampanjën shumë herët. Se kemi dëgjuar si nga mazhoranca por edhe partia demokratike se në tetor do kemi lajme pozitive për negociatat.  Ekziston shprehja “mos bëni bajram me mend”, pra mos festoni para kohe.  Të gjithë po thonë se do kemi lajm pozitiv, tani Presidentin i ka ngel vetem të hapë shampanjën, por po pres të ma japin ata.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.