Standard.al

Mediokritet parlamentar !

0

Nga Artan Fuga

Për dijeni :

Kryetarit të Kuvendit zotit Gramoz Ruçi!

Deputetë që u tallën me platformën e qeverisë për reformën e shkencës, me ligjin për arësimin e lartë, me Kushtetutën dhe me dekretet presidenciale

Pritej që Komisioni Medias duke shqyrtuar sot dekretin e Presidentit Meta për rrëzimin e ligjit për Akademinë e Shkencave të bëntë së paku minimumin që do e kërkonte jo detyra e lartë e deputetit, por edhe arësyeja minimale e një njeriu që ende ka logjikë mesatare qytetare:

1. Pritej të merrej mendimi i qeverisë nëse ligjëvënësit i kishin marrë parasysh vërejtjet e qeverisë për këtë ligj?
Hiç!
2. Pritej të thirreshin ekspertë të së drejtës kushtetuese meqë Presidenti Meta kishte ngritur vërejtje që ligji shkelte Kushtetutën.
Hiç!
3. Pritej të thirrej ministria e arësimit për t’i bërë pyetjen : A ka të drejtë Presidenti Meta kur dekreton se ky ligj bie në kundërshtim me ligjin për arësimin e lartë?
Hiç!
4. Pritej të thërritej deputetja gjoja iniciatore me pyetjen: A mendon t’i bësh modifikime ligjit?
Hiç!
5. Pritej që komisioni të merrte një relator dhe një ekspertizë e të dilte me një raport për dekretin e Presidentit.
Hiç!
6. Pritej të kërkohej relacioni financiar sipas nenit 84 të Kushtetutës!
Hiç!
7. Pritej të thërriteshin akademikë që kanë mendim të kundërt me uzurpuesit e akademisë së shkencave!
Hiç!
Me këto mangësi :
Këta duket sikur i thonë sovranit : A, çna çan kokën!!!
Këta tallen me paratë tona!
Këta nuk bëjnë detyrën për të cilën ne i paguajmë!
Këta na sjellin pengesa në vend të vendosin shina ligjore për veprime të suksesshme!
Kêta nuk njohin as procedura as përgjegjësi para zgjedhësve!
Ky Kuvend gjykoj më shumë sesa më parë duhet të prishet sa më parë sepse çdo minutë e tij shkatërron institucionet, shpresat në të ardhmen, demokracinë, shtetin!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.