Kërcënime të forta nga Tahiri!!! Çfarë paralajmëron ish-ministri??

0
184

Diten e djeshme ish-ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri la Gjykatën për Krime të Rënda rreth orës 16:30, ku kishte mbërritur prej mëngjesit (në 09:00). I revoltuar dhe jo shume i qete Tahiri ka lëshuar një “bombë” të koduar. Ndoshte edhe qellimisht Tahiri ka sulmuar ashpërsisht Erjon Veliajn. Por ndërkohë i ka dërguar një mesazh “kërcënimi” edhe Edi Ramës.

Veliaj i mbështetur nga Soros që ka synuar gjithnjë të zërë vëndin e trashëgimtarit të Ramës dhe ka parë si konkurent të rrezikshëm Tahirin, nderokohe qe ai i forcoi mjaft pozitat e tij ne kohen qe ishte minister i Brendshem.

Ndërsa doli nga Gjykata e Krimeve të Rënda, Saimir Tahiri, i pyetur lidhur me deklaratën që bëri në Gjykatë, kur tha se nëse përgjimi ku flitej se ai në kohën që ishte ministër kishte marrë 20 milion euro në fushatë merret si i vërtetë, atëherë duhej të hetoheshin të gjithë, duke lënë të kuptohej edhe Edi Ramën.Kjo betejë e ashpër mes Ramës, Veliajt e Tahirit është shfaqur në momentin kur Ramës i duhej të përcaktonte Veliajn si kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës, ndërkohë që Tahirin e nxorrën jasht nga PS. Gjykata vendos për fatin e tij më 19 shtator.  Tahiri kërcënoi  se nëse do ta dënojnë, ai shumë mirë mund ti vijë goja dhe kujtesa. Por cfare nenkuptonte me kete?  Tahiri ka kërcënuar sërish me kode, duke thënë se ka politikanë në nivele të larta të qeverisjes Rama të cilët janë akuzuar për vrasje apo për vjedhje të cilëve nuk u ka hyrë asnjë gjemb në këmbë.

STANDARD.AL

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here