Standard.al

Këlliçi: Fundi i Tahirit në qeli, të tregojë të vërtetën në mënyrë që të gjejë ‘paqe’ shpirtërore!

0

Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi ka komentuar pretencën që dje Prokuroria e Krimeve të Rënda dha ndaj ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, duke kërkuar 12 vite burg.

Sipas tij, fundi i Tahirit do të jetë në qeli, por ka kërkuar prej tij të tregojë gjithçka di në mënyrë që shfajësohet edhe moralisht.

“Fundi i tij do të jetë në qeli. E kemi thënë një vit më parë. Ai erdhi në krye të ministrisë së brendshme falë lidhjeve me bandat, edhe në kryeqytet. Ndaj, kanabizimi që i ndodhi Shqipërisë nuk ka qenë vetëm faj i Tahirit, dhe as plani i tij. Ai duhet të tregojë se pse kur vinin avionë për transport droge, të tregojë çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Vetëm atëherë shpirti i tij mund të gjejë paqe dhe shqiptarët të mësojnë cila ka qenë agjenda e mandatit të parë të qeverisë Rama. Vetëm përmes drogës mund të siguronte votat dhe të injektonte paratë te shqiptarët”

Sipas Këlliçit, fundi i Ramës do të vijë falë lidhjeve të tij me trafikantët dhe falë lidhjeve me biznesmenët e PPP-ve. /Syri.net

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.