Shqipëri-Islandë/ Presidenti i jep ‘zemër’ kombëtares: Tifozët kërkojnë vetëm fitore, por mos harroni si humbi…

0
112

“Nuk kisha në plan të shkoja sot në “Elbasan Arena” për shkak të shumë detyrimeve të tjera, por besoj se të gjithë duhet të jemi më pranë se asnjëherë Kombëtares sonë që pas shkëlqimit të jashtëzakonshëm në Europianin e Francës është në tranzicion drejt rigjetjes së vetvetes.

Shpesh tifozët kërkojnë vetëm fitore, por topi është i rrumbullakët. E di që shumë tifozë janë mërzitur nga humbja me Francën, kampionen e botës, por mos harroni si humbi Brazili me Gjermaninë 1-7.

Le të mësojmë dhe nga tifozët e Kosovës, që pikërisht kur ekipi është në disavantazh, ndizen më shumë në përkrahjen e ekipit.

Sot në “Elbasan Arena” me Kuqezinjtë!???”, shkruan Presidenti Meta në një postim në FB, duke nxjerrë edhe këto foto:

70502772_2476961949016730_5871543047539392512_n70032520_2476961895683402_5157688391675936768_n

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here