“Po le të vijë Basha”, shpërthen Manjani: Të largojmë këtë që u qelb kokë e këmbë nga ‘99

0
130

Vendi ka nevojë të ngushtë për rotacion. Kështu mendon ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili kërkon mbështetje për opozitën dhe kreun e PD-së Lulzim Basha. Ai shkruan në “Facebook” se ‘në këto kushte, le të vijë Basha’ ‘por mbi të gjitha, të largojmë këtë që u qelb kokë e këmbë në pushtet që prej vitit 1999’.

Ky reagim shpjegon Manjani i ka ardhur pas teorive konspirative të frymëzuara nga kafja mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

POSTIMI I MANJANIT
Jashtë konspiracionit. Opozita dhe Lulzim Basha duhen mbështetur, jo se janë më të mirët, por se vendi ka nevojë të ngutshme për rotacion.
Rotacioni është mjeti i vetëm demokratik që mund të ndryshojë diçka. Të paktën duhet të provojmë.
Rotacioni politik i pushtetit është përgjigja e pyetjes, “mirë ikin këta po kush do vijë?”

Kjo pyetje bëhet gjithmonë kur pushtetarët qelben në karrige.
Ata që kanë radhën do vijnë. Kush të dojë le të vijë, por kjo pyetje nuk mund të legjitimojë qëndrimin e të qelburve në pushtet.
Unë mbetem përkrahës i filozofisë së grupit dhe jo leader të vetëm. Por në këto kushte, po le të vijë Basha. Ta provojmë edhe atë.
Por mbi të gjitha, të largojmë këtë që u qelb kokë e këmbë në pushtet që prej vitit 1999.
P.S. Ky reagim mu provokua nga teori konspirative që miq të mi kanë ndarë me mua dje dhe mbrëmë deri vonë. Teori që bazoheshin tek ngjarjet e djeshme në Parlament, ku Meta piu edhe një kafe me Ruçin…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here