“Përballje me bishën”, Kryemadhi: Duhet të luftojmë fort, ndryshe do kapen të gjitha pushtetet

0
108

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka dhënë sot një intervistë për News24 ku ka folur për situatën në vend dhe aksionin opozitar. Kryemadhi është shprehur se mungesa e dialogut mes palëve vjen për shkak të arrogancës së kryeministrit. Ajo thekson se zgjidhja e krizës bëhet vetëm me zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe flet për “përballje me bishën”.
Sa i përket mendimee ndryshe mes opozitarëve, Kryemadhi shprehet se do të thotë që demokracia brenda frontit opozitar funksionon, pra asnjëri nga ne nuk është vasal i njërës apo tjetrës, qoftë, partitë e vogla, qoftë partitë e mesme, qoftë partitë e mëdha respektojnë mendimet e njëri tjetrit. Ajo mohon se ka përçarje në opozitën e bashkuar.

Kryetarja e LSI-së deklaron më tej se raporti i OSBE-ODHIR, legjitimon akuzat e opozitës. “Raporti i OSBE-ODIHR për votimet e 30 qershorit është i shkruar e zezë mbi të bardhë dhe me thënë të drejtën është një ferman i tmerrshëm për again tonë që kemi sot në krye të qeverisë për të kuptuar se ku është sot shoqëria shqiptare dhe ku janë sot institucionet e shtetit. Raporti i OSBE-ODIHR është një raport i cili për hir të së vërtetës jo vetëm që legjitimon të gjitha akuzat po themi dhe pretendimet e opozitës por është një raport i cili do të jetë sot në të gjitha kancelaritë ndërkombëtare dhe mbi të gjitha duhet një reflektim i menjëhershëm nga mazhoranca nëse do të duam që Shqipëria do të marrë drejtimin e OSBE-së në 2020 sepse nuk e di se çfarë do t’i ngelet atij që do të drejtojë Presidencën e OSBE-së në 2020 kur një shtet tjetër mund t’i thotë që shkoni dhe bëni zgjedhje për veten tuaj të lira dhe të ndershme, dekriminalizoni procesin e votës, të votimit në Shqipëri dhe pastaj eja dhe flisni dhe na jepni rekomandime ne”, thotë ajo.

Kryemadhi flet edhe për komisionin hetimor për Presidentin e Republikës Ilir Meta, duke u shprehur e pashqetësuar.

A është diskutuar në mbledhjet me aleatët se si mund të dalin nga kriza dhe a ka ndonjë shpresë që palët të ulen dhe të dialogojnë?
Mund të them që mungesa e dialogut nuk ka ardhur për shkak të opozitës, por prej arrogancës së mazhorancës dhe sidomos të kryeministrit. Mos harroni në 2 vite Parlamenti nga 2017 deri në momentin e djegies së mandateve opozita është munduar disa herë për të ofruar jo vetëm dialogun, por dhe propozimet e saj në Parlament që kanë qenë qoftë për ndryshime kushtetuese, amendamente kushtetuese për të vendosur në lëvizje mekanizmin e reformës në drejtësi, e cila për hir të së vërtetës është bllokuar për shkak të kapjes sepse një reformë në drejtësi, për të cilën kanë aspiruar të gjithë shqiptarët që të krijonte një klimë biznesi për investimet e huaja, të krijonte një barazi, të krijonte zgjidhje problematikave të ndryshme që kanë sot qytetarët shqiptarë.

Sot po bëjmë 2 vjet që i gjithë vendi është pa Gjykatë të Lartë, pa Gjykatë Kushtetuese që pengon zhvillimin e ekonomisë, jo vetëm zhvillimin e problematikave që mund të kenë njerëzit me njëri tjetrin. Ndërkohë nga ana tjetër kanë qenë amendamentet, Vetting-u i politikanëve që u propozua nga fronti opozitar, kanë qenë 2 amendamentet nga 2 studentet e LSI-së në kohën e protestës së studentëve që vinte për të rishikuar buxhetin me qenë se ishim një proces dhe impakti në buxhet ishte jashtëzakonisht i vogël përballë kërkesave që kishin studentët.

Pra në total ka pasur shumë iniciativa nga opozita për t”u ulur në një dialog politik, por arroganca dhe forca e kartonit të mazhorancës bëri që të kishim opozitën me shpatulla pas muri që siç quhet në gjuhën e politikës bejsboll kushtetues, ku e vendosi opozitën përballë murit që edhe për çdo vendim të paligjshëm që merrej nga mazhoranca me forcën e kartonit, opozita nuk kishte asnjë mjet për t”u mbrojtur ose për t”u ankimuar sepse mungesa e Gjykatës Kushtetuese e sillte rolin e opozitës të pa konsiderueshëm. Rasti i ligjit të Teatrit, rasti i ligjit të dividendit, rasti i ligjit për kadastrën, ligjit të noterëve, pra janë disa ligje që janë jashtëzakonisht të rënda.
Të mos harrojmë më pas me koncesionet e famshme. Janë jo vetëm grabitqare, por janë dhe korruptive dhe anti-kombëtare.

Si mendoni ju që mund t’i dilet kësaj krize politike?
Zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë ato që i japin zgjidhje dhe që vendosin me shpatulla pas muri të gjithë klasën politike që duan apo nuk duan të ulen në tavolinë. Se nëse një palë thotë unë nuk ulem me Edi Ramën kryeministër dhe pala tjetër thotë unë ulem në tavolinë, por të jetë e panegociueshëm çështja e koncesioneve janë 2 gjëra që në një farë mënyre, një kryeministër, i cili kërkon që me çdo çmim të mbrojë koncesionet e tij, normal që kushdo të jetë, çdo shqiptar thotë unë nuk ulem me këtë kryeministër.
Pra duhet të vendosemi përballë një pozicionimi ose përballë një fakti të vendosur të opozitës sepse një kryeministër i cili ka qëllim në vetvete mbrojtjen e koncesioneve që janë në duart e 5 vetave dhe nuk ka problem as çështjen e demokracisë, nuk ka problem as çështjen e fjalës së lirë as çështjen e pluralizmit politik as çështjen e funksionimit të një parlamenti në mënyrë demokratike, as ngritjen e gjykatave as një reformë në drejtësi. Pra do të thotë një Kryeministër i cili për hir të së vërtetës i gjithë konturazhi i tij politik, ligjor edhe ekzekutiv e ka kthyer në funksion të mbrojtjes së koncesioneve dhe për hir të së vërtetës eliminimin e kësaj krize të themi mund ta sjelli vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme, me zgjedhjet të cilat do të krijonin një situatë komplet tjetër. Do të thoni ju pse në zgjedhje të lira?
Vet përgjimet e Bild të dosjes 184, të dosjes 339 tregojnë haptas që zgjedhjet e 2017 kanë qenë zgjedhje të inkriminuara dhe të intimiduara po dhe të deformuara nga bandat e krimit të organizuar dhe paratë e drogës.

Ju jeni dakord me z. Basha kur thotë që unë hyj në vetëm në zgjedhje pra opozita, vetwm pa Ramën Kryeministër me një qeveri tranzitore e cila do të zhvillojë, do të krijojë atmosferën për zgjedhjet parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë ?
Kemi 2 gjëra që të jemi të qartë, unë e kam thënë gjithmonë pavarësisht se ne si front opozitar themi që ky kryeministër duhet të marri përgjegjësitë e tij. Ne si Lëvizje Socialiste për Integrim nuk kushtëzojmë asnjëherë momentin e zgjedhjeve. Pse e themi nuk e kushtëzojmë momentin e zgjedhjeve, sepse ne mendojmë që zgjedhjet janë i vetmi instrument i cili ne një farë mënyre do të zhbëjë gjithë këtë nyje të lidhur, të ngatërruar keq, për shkak të kapjes së pushteteve, për shkak të mos funksionimit të sistemit të gjykatave, për shkak të mos funksionimit të sistemit të shtetit, për fakt të mos funksionimit të demokracisë. Unë them gjithmonë dhe jam partizane që ne duhet të përplasemi dhe duhet të luftojmë me bishën në të kundërt nëse ne nuk luftojmë me bishën nuk ka kush ta mundi bishën dhe në këtë rast bisha është kapja e pushtetit nga kryeministri. Pavarësisht po themi ligjëratës politike që ngre kryetari i opozitës dhe Kryetari i Partisë Demokratike që me një qeveri tranzitore dhe pa Ramën kryeministër, për ne si Lëvizje Socialiste për Integrim mendojmë që është e domosdoshme përballja në zgjedhje e të gjithë opinionit publik sepse në fund të fundit në votimet e 30 qershorit shqiptarët i dhanë një përgjigje jashtëzakonisht të madhe jo vetëm mazhorancës ku i thanë që e bojkotuan në mënyrë 85% por në fakt i dhanë dhe një përgjegjësi shumë të madhe opozitës duke i thënë që 85% e tyre ju përgjigjën po themi aksionit politik të opozitës për të mos marrë pjesë në votimet moniste të mazhorancës por nga ana tjetër përgjegjësia e opozitës tashmë është që të marri përsipër përgjegjësitë për t”i drejtuar këta 85% shqiptarw drejt hapjes së negociatave, drejt pozicionim të Shqipërisë si një vend në BE, drejt qartësimit të një rrugë të qartë që e kanë të domosdoshme shqiptarët për të mbyllur njëherë e përgjithmonë tranzicionin politik në të cilin po kalon Shqipëria dhe unë mendoj që zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje faktikisht sepse ajo që ne mendojmë dhe themi është që zgjedhjet politike janë i vetmi ilaç, antibiotiku i vetëm që shkatërron virusin që ka kapur kapjen e shteti shqiptar.

Për këto që sapo thatë a mos ka ndonjë debat në partitë opozitare, pra disa parti kërkojnë që të përballen me Ramën edhe qoftë ai kryeministër dhe disa parti tjera jo…
Kjo është pozitive, do të thotë që demokracia brenda frontit opozitar funksionon, pra asnjëri nga ne nuk është vasal i njërës apo tjetrës, qoftë, partitë e vogla, qoftë partitë e mesme, qoftë partitë e mëdha respektojnë mendimet e njëri tjetrit dhe për mu kjo është shumë pozitive, debat ka, sigurisht që ka debat sepse kemi edhe ideologji të ndryshme, kemi edhe programe të ndryshme. Nëse nuk do të kishte debate, atëherë do të tregonte që fronti opozitar është fiktiv, por debati që na bën të diskutojmë me njëri tjetrin, edhe kompaktëson më shumë frontin opozitar, pse? Sepse në fund të fundit përfaqësojmë interesa të ndryshme, grupe të ndryshme, bindje të ndryshme, dhe ky grupim partish politike nga e majta në të djathtë duhet të jetë shumë bindës, shumë programor dhe shumw gjithëpërfshirës të gjithë asaj shtrese shqiptare që janë 85%, të cilën ne tashmë duhet ta kthejmë në një përkrahje të zgjidhjes dhe të dhënies fund tranzicionin dhe të kësaj krize politike që për hir të së vërtetës Shqipëria vazhdon që nga 91 e këtej.

Tentativa e 3 partive opozitare, e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Partia Agrare Ambientaliste dhe të Partisë Republikane për tu regjistruar në datën 13 tetor, në datën e dekretuar si datë zgjedhjesh nga Presidenti është përkthyer si përçarje mes opozitës nga media të caktuara, si i përgjigjeni kësaj?
Kjo nuk është e vërtetë, unë mund të them që ne dogjëm mandatet, por nuk ikëm nga politika, ne vazhdojmë të jemi në politikë, mos e shikoni që djegia e mandateve na largoi ne nga politika për të gjetur mekanizma të tjerë jashtë politikës. Politika për fat të mirë apo për fat të keq është mekanizmi që do ti japi zgjidhje krizës dhe këtë mos e harroni asnjëherë, pavarësisht teknikave dhe mjeteve që ne përdorim. Djegia e mandateve, bojkotimi i votimeve të 30 qershorit, të cilat zgjedhjet lokale me dekret Presidenti i bie të jenë më 30 qershor, por djegia e mandateve ishte elementi për të ndarë një lloj opinioni që ishte se opozita është një fasadë në Parlament, sepse në momentin që kjo opozitë nuk kishte shansin që të ankimonte atë. E dini ju ligji për dividentin, i cili u kthye nga Presidenti në Parlament, opozita nuk është njoftuar për të marrë pjesë në komision, janë njoftuar në orën 7:05, kur mbledhja fillon në orën 7:00 dhe kur kanë vajtur deputetët e opozitës mbledhja kishte mbaruar dhe brenda ditës, pa u thirrur Presidenca, pa dëgjuar vërejtjet, pa diskutuar me anëtarët e komisionit që janë të opozitës, u hodh në seancë plenarë.
Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që unë nuk pyes për ty dhe ti nuk ke ku të ankimohesh. Po të ekzistonte një Gjykatë Kushtetuese, në momentin që opozita ankimonte në Gjykatën Kushtetuese, ndjekja e të gjithë funksionimit të Komisionit të Ekonomisë dhe të Parlamentit do të kthente prapa të gjithë procesin. Pra, opozitën kush e mbron? Opozita çfarë ka? Fjalën ka dhe Gjykatën Kushtetuese, nuk ka gjë tjetër, mjet tjetër mbrojtës. Mazhoranca ka Parlamentin që e kontrollon, ka qeverinë që e kontrollon, ka policinë, ka ushtrinë, ka financat, ka taksidarët, ka çdo gjë për të cilën ushtron dhe imponon qëndrimin e saj. Opozita çfarë ka? Fjalën dhe Gjykatën Kushtetuese sepse edhe mediat përsëri janë të kontrolluara, të cilat në një farë mënyre mazhoranca po mundohet t’iu blejë heshtjen. Mirë kur nuk I organizon dot që të dalin në mbrojtje qeverisë, tani u thotë mos flisni të paktën, mos më shani.
Opozita nuk I ndaloi dot votimet që u zhvilluan në datën 30 qershor. Cila është përgjegjësia e opozitës për këtë mbi pushtet të Ramës dhe a duhet të ndryshoje diçka përsa I përket bojkotit dhe protestave? A duhet të ndryshojë strategjia e opozitës?
Dua të jem e qartë. Nëse ne nuk do të krijonim këtë proces, këtë precedent, të jeni të bindur që qytetarët nuk do ta besonin. Për ne ishte shumë më e rëndësishme që të fitonim besimin e qytetarëve shqiptar se sa atë të ndërkombëtarëve. Në fund të ditës ndërkombëtarët janë me mandat 2 vjeçar, 3 vjeçar, më I madhi me mandate 4 vjeçar ndërsa besimi I qytetarëve është një besim I përjetshëm që e ka politika dhe unë mendoj që ishin hapa ekstreme që vinin si rezultat I veshëve dhe syve të mbyllur të disa organizmave ndërkombëtarë dhe mos harroni që raporti I OSBE-ODIHR për votimet e 30 qershorit është e shkruar e zezë mbi të bardhë dhe me thënë të drejtë është një ferman I tmerrshëm për again tonë që kemi sot në krye të qeverisë për të kuptuar se ku është sot shoqëria shqiptare dhe ku janë sot institucionet e shtetit. Raporti I OSBE-ODIHR është një raport I cili për hir të së vërtetës jo vetëm që legjitimon të gjitha akuzat po themi dhe pretendimet e opozitës por është një raport I cili do të jetë sot në të gjitha kancelaritë ndërkombëtare dhe mbi të gjitha duhet një reflektim I menjëhershëm nga mazhoranca nëse do të duam që Shqipëria do të marrë drejtimin e OSBE-së në 2020 sepse nuk e di se çfarë do t’i ngelet atij që do të drejtojë Presidencën e OSBE-së në 2020 kur një shtet tjetër mund ti thotë që shkoni dhe bëni zgjedhje për veten tuaj të lira dhe të ndershme, dekriminalizoni procesin e votës, të votimit në Shqipëri dhe pastaj eja dhe flisni dhe na jepni rekomandime ne. Pra morali I Shqipërisë në OSBE me këtë situatë dhe me këtë raport të OSBE-ODIHR është me thënë të drejtën në një pozicion shumë inferior.

Ju thoni që kryeministri duhet të bënte një reflektim, pas këtij raporti që ka nxjerrë OSBE/ODIR por nga ana tjetër kryeministri Rama në rrjetin e tij social twitter ka deklaruar se ky dokument certifikon zgjedhjet e 13 qershorit?
Tani unë kam përshtypjen që zoti Rama ka probleme me leximin, nuk mund të them dot me përkthimin se përkthimi të gjithë mund të kemi problem për ti përkthyer se të gjithë i përkthejmë dhe interpretojmë sipas vetes sonë. Unë mendoj që zoti Rama, jo vetëm zoti Rama të gjithë kemi këndvështrime të ndryshme përsa i përket jetës, shoqërisë, familjes, ngjyrave, mënyrës së jetesës, shëndetit mendor, shëndetit të përgjithshëm të trupit. Por zoti Rama ka zgjedhur rrugë të tjera për t”u kujdesur për veten, ne kemi zgjedhur rrugë të tjera. Por raporti i OSBE/ODHIR është shumë i qartë. Raporti i OSBE/ODHIR thotë se dekretetet e presidentit janë të ligjshme dhe gjykohen vetëm në Gjykatë Kushtetuese. Raporti i OSBE/ODHIR thotë që vettingun zoti Rama e përdori për të shantazhuar gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor.

Raporti i OSBE/ODHIR thotë që prokuroria nuk dënon dhe nuk ndëshkon krimin elektoral. Raporti i OSBE/ODHIR thotë që qytetarët shqiptarë nuk kishin mundësi zgjedhjeje. Raporti i OSBE/ODHIR thotë që u nxitua për të krijuar një parti politike dhe e regjistruan në mënyrë të paligjishme. Raporti i OSBE/ODHIR thotë që KQZ ishte komplet politik dhe me veprimtari politike partiake. Raporti i OSBE/ODHIR thotë që komisionet zgjedhore ishin të pabalancuara politikisht. Dhe unë nuk e gjej dot, në 37 faqe nuk e gjej dot fjalën që zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme. Por gjej vetëm mbi 40 e sa argumenta që tregojnë që zgjedhjet kanë dështuar, pra nuk ishin zgjedhje por votime një partiake.

Të ndalemi pak tek djegia e mandateve. Një nga aleatët tuaj opozitarë, konkretisht Fatmir Mediu shprehet edhe sot që ky hap i ndërmarrë nga opozita ka qenë një hap i gabuar pasi lufta që duhet të ndiqte opozita duhet të ishte në Parlament.
Që në shkuam drejt djegies së mandateve erdhi si rezultat i një situate “bejsbolli kushtetues”. Ne na vendosën me shpatulla pas muri, ku opozita nuk mund të ofronte më asgjë. Pra, o do të ishte një fasadë e shëmtuar e regjimit të Edi Ramës që bënte sikur bënte opozitë një herë në javë dhe vetëm kaq. Nuk merreshin parasysh propozimet e opozitës, mund të humbasim opinionin politik bërës apo ndërkombëtar për djegien e mandateve por nga ana tjetër, unë mendoj që opozita fitoi mbështetjen popullore. Mos harroni që 10 protestat madhështore që ka bërë opozita nuk do të kishin pasur përkrahjen qytetare nëse opozita do të vazhdonte të ishte fasadë.
Edhe pse ne mundoheshim, nuk mund të bëje politikë, nuk mund të mbroje të drejtat e qytetarëve, nuk mund të luftoje dot koncesionet. Pra çfarë do të thotë? Do të thotë që këtu nuk funksionon ligji, nuk funksionon shteti, nuk funksionon drejtësia, nuk funksionon asgjë, pasi të gjitha janë kapur nga një njeri. Dhe normalisht djegia e mandateve do të kthente vëmendjen edhe të ndërkombëtarëve, të cilët për hir të së vërtetës vinin dhe bënin një job description sa për të kaluar nga ana burokratike. Por nga ana politike dhe atë çfarë ndjenin qytetarët për hir të së vërtetës kishim një kapje dhe një asfiksim të shoqërisë shqiptare. Dhe kjo ka ndodhur duam apo nuk duam. Mjafton të shikosh numrin e shqiptarëve dhe të rinjve që po ikin çdo ditë e më shumë nga Shqipëria sepse nuk kanë asnjë alternativë, janë të izoluar, kjo gjë është shumë e qartë.

Për tu ndalur pak te ndërkombëtarët, si e shpjegoni arsyen pse ndërkombëtarët edhe pse kishin shumë arsye që mund të reagonin, raste më përpara kur ka pasur kriza politike, kanë qenë shumë aktiv, ndërkohë këtë herë nuk kanë qenë kaq aktiv dhe nuk kanë mbajtur qëndrime koherente?
Ndërkombëtarët mos i mendoni që do të vendosin për fatin e shqiptarëve. Do ta vendosin vetë shqiptarët sepse janë ata që do të shkojnë në një proces dhe ndërkombëtarët gjithmonë janë të prirur për të ruajtur një lloj stabiliteti sepse është si puna e asaj që nuk të intereson ty si e ka shtëpinë komshiu lart, të pastër apo të pisët por në momentin që fillon të pikon tavani nga komshiu lart ti do shkosh dhe do ti trokasësh në derë. Edhe për Shqipërinë, në momentin që nuk do t’u krijojë probleme për stabilitetin në rajon, deri në momentin që do jetë një Shqipëri stabile, sigurisht që ndërkombëtarët do të kërkojnë që ta ruajnë këtë lloj stabiliteti.

Në momentin që Shqipëria do të fillojë të lëvizë, normal që do të duan të krijojnë një lloj lëvizje. Por ajo që të bën përshtypje është që stabiliteti i një qeverie e cila 7% të buxhetit të shtetit e shpërndan të koncensionarët, është varfëri e shqiptarëve. Ajo situatë që ne gjendemi, është një situatë që për ndërkombëtarët sot për momentin nuk ndihet, por do të ndihet në momentin që do të hapen negociatat, ndërsa për Shqipërinë sot ndihet.

Ndihet në asfiksimin e shoqërisë shqiptare, në mungesën, ndihet në ekonomi sepse mjafton të shohësh rritjen ekonomike që është përgjysmuar, tregon që ekonomia shqiptare po rrënohet çdo ditë dhe më shumë, po monopolizohet çdo gjë dhe po të shkosh në tryezat e shqiptarëve do të shohësh që atë pagë që kanë marrë 6 vjet më parë, marrin po të njëjtën pagë por është rritur çmimi i energjisë elektrike,është rritur çmimi i ujit, janë rritur çmimet e ushqimeve të shportës etj. Kështu që automatikisht shqiptarët janë më të varfër, konsumojnë më pak ushqim në tryezat e tyre, konsumojnë më pak para për shkollimin e fëmijëve , konsumojnë më pak para për standardin e jetesës, ndërkohë që qeveria arkëton më shumë taksa nga të varfrit dhe nuk arkëton absolutisht asgjë nga të pasurit.

Po ashtu në publik SPAK konceptohet si një strukturë e cila po tmerron politikanët, prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar. Kjo është arsyeja e ngërçit politik që po përpiqet të krijojë opozita, pra frika nga SPAK-u.

Çfarë ka në dorë për ta ngritur SPAK-un opozita, sepse atë e ngre Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe jo opozita. Kë do votojë opozita, prokurorët? KLP ka një vit që është ngritur, që vjet në shkurt dhe akoma nuk ka zgjedhur Prokrurorin e Përgjithshëm, sepse kanë luftë midis Ëngjëll Agacit, Ulsi Manjës, Fatmir Xhafës se kush do të zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm. Më thoni një njeri që ka në KLP që propozon opozitaqë do të zgjedh edhe Prokurorin e Përgjithshëm edhe SPAK-un?
SPAK-un dhe Byronë e Hetimit e zgjedh Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Ky është mashtrim dhe një demagogji që bëhet. Më thoni një njeri në grupin e Vetting-ut që ka opozita? Asnjë! Më thoni një prokuror ose një gjyqtar në 15 vite jetë të LSI-së, që është propozuar nga ne në të gjitha proceset e zgjedhjeve që kanë qenë nga Parlamenti. Zero, asnjë propozim, sepse kemi bindje. Sistemi i drejtësisë duhet të jetë i pavarur. Vetëm një sistem drejtësie i pavarur ndërton një shtet të fortë. Edhe pse Shqipëria është një vend i vogël, edhe pse ne të gjithë njihemi me njëri-tjetrin, ne na duhet një sistem i pavarur.

Të jeni të bindur që çdo politikan, të paktën flas për LSI, që ka pasur probleme me drejtësinë, nuk do të pengohet nga LSI por përkundrazi do të inkurajohet që të përballet me drejtësinë, por SPAK-u nuk mund të përdoret kurrë si kamxhik për luftë politike. Sepse sot luftën politike më të madhe e bëjnë qytetarët shqiptarë. Janë ata që të gjykojnë me votë dhe ajo është drejtësia më e madhe. Çdo drejtësi politike do të bëjë hero çdo njeri që do të gjykohet për politikë dhe i vetmi gjykim sot janë qytetarët me votë. Kush do drejtësinë e vërtetë, të shkojmë në zgjedhje, të dalim të gjithë në mënyrë të barabartë, ti japim shansin qytetarëve, ai është gjyqi më i mirë për çdo politikan shqiptar. Gjyqi më i mirë për politikanët shqiptarë sot janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Pastaj gjyq politik, gjyq mediatik, gjyq të pandershëm ka sa të duash. Në fund të fundit gjykimin tonë përfundimtar nuk na ë bëjnë as politika, as ambasadat, as gjyqtarët, as prokurorët, por Zoti lart.

Disa ditë më parë në Shqipëri ka qenë një zyrtar i lartë i DASH, David Kostelancik erdhi në Shqipëri, i cili ka takuar pothuajse të gjithë aktorët politikë kryesor në vend. Mësohet sipas Kuvendit, në një takim me z. Ruçi, ai i ka kërkuar mazhorancës që ti shtrijë dorën opozitës dhe të ketë konsensus për reformën zgjedhore. A mendoni se opozita është e gatshme sot të ulet bashkë me Partinë Socialiste për një kodë të ri zgjedhor le të themi?
Unë nuk e di çfarë drejtori I departamentit të shtetit ka diskutuar me z. Ruçi. Unë mund të them që takim I tij me Lëvizjen Socialiste për Integrim ishte shumë miqësor ku ne jo vetëm shfaqëm alternativat, mundësit tona dhe angazhimin tonë për të ecur përpara me të gjitha reformat që janë të domosdoshme në Shqipëri dhe të jenë reformat të pa kapura politikisht nga asnjë parti politike, kushdo qoftë ajo. Ka qenë një takim për ne shumë frytdhënës, shumë pozitiv.

Sigurisht që diskutuam edhe disa alternative për daljen nga kriza të cilat unë nuk jam e autorizuar për ti bërë të qarta. Sigurisht që drejtori për Evropën ishte I sapo emëruar në detyrë dhe donte të njiheshe me situatën duke pasur një këndvështrim të vetin në një bashkëbisedim të vetin me shkaktarët e krizës politike, qoftë me Partin Demokratike, qoftë me Lëvizjen Socialiste për Integrim, po më shumë me kryeministrin dhe kryetarin e parlamentit sepse kemi hyrë në një proces të cilin jemi në një farë mënyre në një parlament me 82 deputet, jemi me një parlament I cili nuk ka ndjek procedurën e djegies së mandateve në mënyrë ligjore sipas rregullores dhe sipas kushtetutës. Kështu që do të shkosh në një reformë zgjedhore e cila do të votohet vetëm nga 82 deputet të cilët janë legjitim. Dy të tjerë, që mund të bëhen 84 e kanë të pamundur, kështu që jemi në një proces, në një ngërç ligjor. Në kodin zgjedhor, që të jemi të sinqertë diskutimi I vetëm është si do të jetë? Do të jetë me lista të hapura apo me lista të mbyllura?

Do të jetë mazhoritar apo proporcional? Ky është kodi zgjedhor dhe sistemi zgjedhor që diskutohet për në kushtetutë. Por kodi zgjedhor, kap komplet procesin po themi të administrimit dhe të votimit të qytetarëve. Ndërsa, kriminalizimi në procesin zgjedhor, kriminalizimi i votës nuk e ke në kodë zgjedhor. Është në kodë penal. Dhe jan kërkesa të cilat opozita ja ka bërë të qarta edhe OSBE-ODIRH-it dhe gjithë institucionve të tjera ndërkombëtare të cilat këtu duhet ajo gatishmëria politike dhe dëshira politike e partive politike për të ndëshkuar krimin elektoral. Se në fund të fundit, përdorimi I bandave kriminale, përdorimi I parave të drogës në një proces zgjedhor I cili nuk ndodh ditën e zgjedhjeve por ndodh 2-3 ditë para zgjedhjeve, janë të domosdoshme për tu penalizuar. Dhe mos ndëshkimi I këtij procesi siç është 339 apo 184 rrit jashtëzakonisht shumë mos besimin e qytetarëve në një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.

Z. Meta ka qenë përpara komisionit hetimor parlamentar i cili po e akuzon për shkeljen e Kushtetutës. Mendoni se ky komision do ta marri aktin ekstrem deri në shkarkimin e presidentit?
Mua nuk më shqetëson fare kjo gjë. Nuk është pjesë e axhendës time politike dhe e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Axhenda jonë është të nxjerrim Shqipërinë nga ky lloj fukarallëku të cilën e ka futur regjimi i Edi Ramës. Besoj se z. Meta i ka kapacitetet e veta për t’u përballur politikisht dhe di të them që është një makineri politike që është shumë e vështirë për ta ndalur.

Dhe e fundit, si do të vazhdojë aksioni i opozitës?
Aksioni opozitar vazhdon çdo ditë. Dhe një meme që një qytetarë poston në rrjetin e tij social është protestë. Mos mendoni se sot protestat janë me molotov dhe me shashka në dorë. Protesta vjen edhe duke e bindur çdo qytetarë për të rrëzuar këtë qeveri dhe për të sjell një sistem të ri dhe një sistem demokratik për të cilën kanë nevojë shqiptarët. Kejdi Mehmetaj dje postonte një video në një nga clubet e Tiranës momentin kur kishin ikur dritat dhe të shkosh sot në clubet e Tiranës do të thotë që je një middle class dhe të gjithë të rinjtë që ishin atje bërtisnin “Rama Ik, Rama Ik!” Për mua kjo është mëse mjaftueshme dhe kjo është protesta më e madhe. Opozita ja ka arritur qëllimin kur në një club në orën dy të natës njerëzit janë në një moment po themi të relaksimit të tyre personal dhe fjalia e parë që ju vjen në mëndje për të protestuar është “Rama ik”. Për mua opozita ja ka arritur qëllimin e saj./news24

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here