Standard.al

Lajm i trishtë/ Vdes futbollisti i kombëtares…

0

Një lajm i trishtë na vjen nga vota e futbollit. Portieri i kombëtares së Curaçaos, Jairzinho Pieter ndërroi jetë të hënën në grumbullim, në hotelin ku ishte sistemuar skuadra.

Sipas tabloidi britanik “The SUN”, 31-vjeçari ka vdekur në mënyrë tragjike duke pësuar një atak kardiak, disa orë para përballjes me Haitin, që korrespondon me “League of Nations” të CONCACAF.

“Si Ministër i Rinisë, Sportit unë jam në Hotelin Marriott për të shoqëruar Federatën e Futbollit Haiti në lidhje me vdekjen e lojtarit të Curaçao-s, Jairzinho Pieter, viktimë e një sulmi në zemër”, shkroi në rrjetet sociale Ministri i Sportit të vendit pritës, Edwin Charles.

Jairzinho Pieter qershorin e kaluar u shpall fitues i “King’s Cup“ me Curaçao, pasi fitoi në finale me Vietnamin, me penallti.

Curaçao, që njihet zyrtarisht me emrin “País de Curazao”, është një territor autonom i Mbretërisë së Holandës prej 444 km², që ndodhet në jug të Antilles, rreth 50 km larg bregdetit veriperëndimor të Venezuelës.

    

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.