Standard.al

Kryemadhi flet për zgjidhjen e ngërçit politik: Vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë ato që i japin zgjidhje

0

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në një intervistë për News 24, ka folur mbi situatën politike si dhe mundësitë për zgjidhjen e krizës.

E pyetur nëse ka ndonjë shpresë që palët të ulen në dialog, ajo u shpreh se mungesa e dialogut nuk ka ardhur nga opozita por nga kryeministri.

“Në total ka pasur shumë iniciativa nga opozita për tu ulur në një dialog politik, por arroganca dhe forca e kartonit të mazhorancës bëri që  të kishim opozitën me shpatulla pas muri që siç quhet në gjuhën e politikës bejsboll kushtetues, ku e vendosi opozitën përballë murit që edhe për çdo vendim të paligjshëm që merrej nga mazhoranca me forcën e kartonit, opozita nuk kishte asnjë mjet për t”u mbrojtur ose për t”u ankimuar sepse mungesa e Gjykatës Kushtetuese e sillte rolin e opozitës të pa konsiderueshëm”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI tha se e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo krizë, janë zgjedhjet e lira.

“Vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë ato që i japin zgjidhje dhe që vendosin me shpatulla pas muri të gjithë klasën politike që duan apo nuk duan të ulen në tavolinë”, deklaroi ajo.

Pjesë nga intervista:

A është diskutuar në mbledhjet me aleatët se si mund të dalin nga kriza dhe a ka ndonjë shpresë që palët të ulen dhe të dialogojnë?

Mund të them që mungesa e dialogut nuk ka ardhur për shkak të opozitës, por prej arrogancës së mazhorancës dhe sidomos të kryeministrit. Mos harroni në 2 vite Parlamenti nga 2017 deri në momentin e djegies së mandateve opozita është munduar disa herë për të ofruar jo vetëm dialogun, por dhe propozimet e saj në Parlament që kanë qenë qoftë për ndryshime kushtetuese, amendamente kushtetuese për të vendosur në lëvizje mekanizmin e reformës në drejtësi, e cila për hir të së vërtetës është bllokuar për shkak të kapjes sepse një reformë në drejtësi, për të cilën kanë aspiruar të gjithë shqiptarët që të krijonte një klimë biznesi për investimet e huaja, të krijonte një barazi, të krijonte zgjidhje problematikave të ndryshme që  kanë sot qytetarët shqiptarë.

Sot po bëjmë 2 vjet që i gjithë vendi është pa Gjykatë të Lartë, pa Gjykatë Kushtetuese që pengon zhvillimin e ekonomisë, jo vetëm zhvillimin e problematikave që mund të kenë njerëzit me njëri tjetrin. Ndërkohë nga ana tjetër kanë qenë amendamentet, Vetting-u i politikanëve që u propozua nga fronti opozitar, kanë qenë 2 amendamentet nga 2 studentet e LSI-së në kohën e protestës së studentëve që vinte për të rishikuar buxhetin me qenë se ishim një proces dhe impakti në buxhet ishte jashtëzakonisht i vogël përballë kërkesave që kishin studentët.

Pra në total ka pasur shumë iniciativa nga opozita për t”u ulur në një dialog politik, por arroganca dhe forca e kartonit të mazhorancës bëri që  të kishim opozitën me shpatulla pas muri që siç quhet në gjuhën e politikës bejsboll kushtetues, ku e vendosi opozitën përballë murit që edhe për çdo vendim të paligjshëm që merrej nga mazhoranca me forcën e kartonit, opozita nuk kishte asnjë mjet për t”u mbrojtur ose për t”u ankimuar sepse mungesa e Gjykatës Kushtetuese e sillte rolin e opozitës të pa konsiderueshëm. Rasti i ligjit të Teatrit, rasti i ligjit të dividendit, rasti i ligjit për kadastrën, ligjit të noterëve, pra janë disa ligje që janë jashtëzakonisht të rënda.

Të mos harrojmë më pas me koncesionet e famshme. Janë jo vetëm grabitqare, por janë dhe korruptive dhe anti-kombëtare.

Si mendoni ju që mund t’i dilet kësaj krize politike?

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë ato që i japin zgjidhje dhe që vendosin me shpatulla pas muri të gjithë klasën politike që duan apo nuk duan të ulen në tavolinë. Se nëse një palë thotë unë nuk ulem me Edi Ramën kryeministër dhe pala tjetër thotë unë ulem në tavolinë, por të jetë e panegociueshëm çështja e koncesioneve janë 2 gjëra që në një farë mënyre, një kryeministër, i cili kërkon që me çdo çmim të mbrojë koncesionet e tij, normal që kushdo të jetë, çdo shqiptar thotë unë nuk ulem me këtë kryeministër.

Pra duhet të vendosemi përballë një pozicionimi ose përballë një fakti të vendosur të opozitës sepse një kryeministër i cili ka qëllim në vetvete mbrojtjen e koncesioneve që janë në duart e 5 vetave dhe nuk ka problem as çështjen e demokracisë, nuk ka problem as çështjen e fjalës së lirë as çështjen e pluralizmit politik as çështjen e funksionimit të një parlamenti në mënyrë demokratike, as ngritjen e gjykatave as një reformë në drejtësi. Pra do të thotë një Kryeministër i cili për hir të së vërtetës i gjithë konturazhi i tij politik, ligjor edhe ekzekutiv e ka kthyer në funksion të mbrojtjes së koncesioneve dhe për hir të së vërtetës eliminimin e kësaj krize të themi mund ta sjelli vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme, me zgjedhjet të cilat do të krijonin një situatë komplet tjetër. Do të thoni ju pse në zgjedhje të lira?

Vet përgjimet e Bild të dosjes 184, të dosjes 339 tregojnë haptas që zgjedhjet e 2017 kanë qenë zgjedhje të inkriminuara dhe të intimiduara po dhe të deformuara nga bandat e krimit të organizuar dhe paratë e drogës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.