I vuri flakën vetes para gjykatës, vdes ‘vajza blu’ që u maskua si burrë për të ndjekur futbollin në stadium

0
108

Një tifoze iraniane e futbollit ka humbur jetën pasi i vuri flakën vetes një javë më parë.

Gruaja i vuri flakën vetes në Teheran pas gjyqit të saj. Ajo u përball me drejtësinë pasi tentoi të hyjë në stadium e maskuar si burrë.

Autoritetet iraniane i ndalojnë gratë që të futen në stadium.

Historia e saj është ndjekur nga afër nga iranianët në mbarë botën që përdorën për të hashtagun “vajza blu”, një referencë për ngjyrat e ekipit të saj të preferuar, Esteqlal të Teheranit.

Gruaja, e identifikuar si Sahar por që nuk emri i saj i vërtetë, u arrestua në mars kur u përpoq të hynte në një stadium futbolli.

Pasi u burgos për tre ditë, u lirua me kusht dhe priti gjashtë muaj për seancën e saj gjyqësore.

Por kur u paraqit në gjykatë ajo zbuloi se seanca ishte shtyrë për shkak se gjyqtarja kishte një urgjencë familjare.

Ajo më vonë u kthye në gjykatë për të marrë telefonin e saj dhe raportohet se kishte dëgjuar dikë duke thënë se mund të dënohej 6 muaj deri në 2 vite burg.

Ndaj ‘vajza blu’ i vuri flakën vetes para gjykatës dhe vdiq në spital.

Gratë në Iran janë ndaluar të shkojnë në stadium për të parë ndeshjet sportive të burrave që nga viti 1981.

Vendimi u hoq përkohësisht vitin e kaluar për të lejuar gratë të shikonin Kupën e Botës që transmetohej në një stadium në Teheran.

Por ndalimi i grave për tu futur në stadiume nuk është shkruar në asnjë ligj,

Organi drejtues i futbollit FIFA i vendosi një afat deri më 31 gusht Iranit që të lejojë gratë në stadiume , por është diçka që vendi ende nuk e ka garantuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here