Maliqi: Meta si burrë shteti shmangu përplasjen civile!! Ta ndalim aventurën e piktorit dështak që po e çon vendin…

0
148

Pak minuta para raportimit të Kreut të Shtetit para Komisionit Hetimor për zhdekretimin e 30 qershorit, deputeti Lefter Maliqi në një deklaratë për mediat tha se e gjithë kjo situatë e krijuar nga mazhoranca parlamentare është një show.

Maliqi foli me tone të ashpra ndaj Kuvendit, duke deklaruar se ka braktisur misionin e tij në shërbim të qytetarëve.

Maliqi: Parlamenti po diskretiton rolin dhe misionin e tij publik për ti shërbyer interesave të shqiptarëve. Në vend që parlamenti të ulërasë me të madhe dhe të ngrejë komision për emigrimin masiv të shqiptarëve, vjedhjen e votës, krimin, drogën, ngre një komision për presidentin. Është show, diskretitim, manipulim mediatik. Presidenti veproi si burrë shteti, shmangu një përplasje civile. OSBE-ODIHR i bëri nul zgjedhjet moniste të 30 qershorit.

Maliqi i bëri thirrje faktorit politik, socialistëve të ndershëm dhe ndërkombëtarëve që të ulen sa më shpejt, për të ndaluar siç tha ai, aventurën e piktorit dështak që po e çon vendin drejt diktaturës.

Sipas deputetit Maliqi, mazhoranca nuk është e interesuar për reformën zgjedhore.

Ai tha se Balla foli vetëm për implementimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR, por nuk përmendi ndryshimin e sistemit zgjedhor.

“Ky sistem elektoral i mban këtë deputetët të pasur në këmbë” përfundoi Maliqi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here