“Do digjej Kuvendi”, ish-deputeti: Kreu i Shtetit kishte të gjithë “setin e armëve të ligjshme”

0
97

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ishte i pranishëm në rubrikën “Opinion” në News 24, ndërsa komentoi mbledhjen e sotme të Komisionit hetimor parlamentar, i cili pyeti hollësisht Presidentin, Ilir Meta për arsyet që e detyruan të zhdekretonte datën e 30 qershorit. Për Boçin dëshmia e  sotme e presidentit, Ilir Meta në komisionin parlamentar ishte një betejë e fituar, pasi sipas tij, Kreu i Shtetit kishte të gjithë “setin e armëve të ligjshme” që ta justifikonte veprimin mbi 30 qershorin.

Gjithashtu, Luçiano Boçi lartësoi funksionin dhe detyrën e Kreut të Shtetit, ndërsa tha se ai gjatë gjithë kohës ka qëndruar mbi palët politike.

“Presidenti ka qenë i vendosur mbi palët politike. Meta sot ka qenë në një betejë tashmë të fituar, sepse seti i armëve  që kishte me vete sot në seancë ishin tërësisht kushtetues. Presidenti ka treguar qëndrimin e tij kushtetuese. Unë do të thoja edhe për gjatë gjithë ushtrimit të detyrës së tij, Presidenti ka qëndruar mbi palët”-tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here