Standard.al

ANALIZA/ Show politik nuk ndodhi, Meta fiton betejën me spektakël argumentash e faktesh…

0

Presidenti Meta ishte i përpiktë paraditen e sotme, teksa në 09:49 ka dalë nga ambientet e presidencës për tiu drejtuar kryesisë së Kuvendit.  Hera e parë në historinë e Shqipërisë që një president përballet me një komision për t’u pyetur si i dyshuar mbi shkeljen e kushtetutës.

Duket se kryeministri  po bën ç’është e mundur ta mbajë atë si ‘armikun’ më të madh para shqiptarëve, që nga momenti që dolen pergjimet e BILD dhe nje sere skandalesh si ai i Unazes se Re apo ai koncensioneve te rrugeve Milot Balldren. Për të arritur këtë qëllim, Rama ngriti dhe farsen e komisionit hetimor.

E ndersa ne kete vorbull armiqesie, çdokush sot priste shperthimin e Presidentit dhe spektaklin politik, u zhgenjye.  Presidenti jo vetëm nuk e refuzoi thirrjen në këtë komision të ngritur për shkarkimin e tij, por kishte një dëshirë që ai të vijonte sa më gjatë. I dha përgjigje çdo pyetje të ngritur, nga anëtarë socialistë apo të vëtëshpallurit opozitarë.  Ilir Meta tregoi se qendron stoik ndaj postit qe mban, duke mos pranuar te behet pjese e lojerave politike.

Edhe vete mazhoranca u surprizua pasi priste nje perballje te forte e ndoshte turperuese per te. Vete kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar Ulsi Manja kishte një lloj kompleksiteti teksa i drejtohej kreut të shtetit. Në fund përsëriti pesë herë shprehjen: “Faleminderit zoti President”.

Meta  ne Komision nuk shkoi sot si njeriu qe mund te perdorte gjithe bagazhin e madh te tij ,duke e shtyre perballjen ne nje spektakel politik, ku padyshim do dilte edhe me shume i fituar. Ai zgjodhi te pergjigjej me argumenta e fakte duke mos dale asnjëherë nga profili i Presidentit te Republikes. Dhe si perfundim Presidenti e mbyll me qetesi duke thene: Unë ju falënderoj përzemërisht që më dhatë mundësinë që të kthehem në këtë institucion kaq të dashur dhe kaq të shtrenjtë për mua, së dyti ju uroj suksese në punët tuaja në të ardhmen….

STANDARD.AL

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.