Rama turpëroi Shqipërinë, por vetëserviret si mbrojtës i himnit kombëtar…

0
105

I fundosur përfundimisht nga raporti i OSBE/ODIHR që i rrëzoi përfundimisht votimet moniste të 30 qershorit dhe në kushtet kur kriza e rëndë kushtetuese dhe politike është thelluar në mënyrë të tejskajshme, kryeministri Rama vazhdon me lojrat e dala boje për të shmangur vëmendjen me mistrecllëqe.

Rasti më i freskët ndodhi ditën e sotme, kur portalet pranë tij nxituan sot të publikojnë një lajm të servirur e të shkruar gati në zyrën e shtypit të Ramës, për një mesazh ndjese që ai ka marrë nga Macron për incidentin me himnin tonë kombëtar që ndodhi gjatë ndeshjes së djeshme të futbollit Francë-Shqipëri.

Tentativa manipulative e opinionit publik është e qartë. Me mistrecllëkun e rradhës, Rama po tenton të tregojë se pavarësisht se ndodhet në pozitën më te keqe si brenda vendit, ashtu edhe në raport me faktorin ndërkombëtar, ai ende shihet si partner i besueshëm nga aleatët e Shqipërisë, kur në fakt e vërteta është krejt ndryshe.

Raporti i OSBE/ODIHR është dëshmia më e qartë për këtë, që dëshmoi për mbarë opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar, faktin lebetitës, se me procesin e 30 qershorit dhe keqqeverisjen e tij, Rama po vazhdon të turpërojë Shqipërinë në sytë e mbarë botës.

Sa i përket raporteve me Francën dhe mendimit që francezët kanë për Ramën dhe qeverisjen e tij, nuk mjafton të shkojmë me larg se artikulli i vetëm pak ditë më parë për votimet moniste të 30 qershorit të botuar nga “Courrier des Balkans”, një revistë franceze tepër prestigjoze dhe e specializuar që lexohet nga politikanët, diplomatët e studjuesit e interesuar për Europën Juglindore.

Kush mund ta besojë se Rama që turpëroi Shqipërinë, siç shprehet “Courrier des Balkans”, mund të mbrojë gjoja himin kombëtar, nga një incident banal në një ndeshje futbolli? Çmenduri të mendohet.

Për më tepër që dhe incidentin me dronin në ndeshjen Serbi-Shqipëri, Rama e përdori për të shmangur vëmendjen dhe për të fshehur pazaret me Vuçiçin për kufijtë e Kosovës.

Tashmë është e qartë se me lajmet e servirura për mediat e oborrit, Rama jo vetëm nuk mund të pastrojë fytyrën e tij, por nuk është dot në gjendje të heqë njollën e zezë që i ka vënë Shqipërisë me korrupsionin galopant, krimin, drogën, vjedhjen e votave dhe shkatërrimin e zgjedhjeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here