Standard.al

Mos e humbisni nesër spektaklin në Kuvend, Ilir Meta shpalos “arsenalin” përballë Ulsiut me shokë

0

Kushdo që e ndjek me pasion politikën dhe ka hobi debatin dhe adrenalinën që sjell ajo, këshillohet që nesër të gozhdohet para ekraneve informative që në orën 09:59 minuta të paradites. Kjo është ora që ka paralajmëruar Presidenti i republikës që do jetë prezent në Kryesinë e Kuvendit për të qenë përballë Komisionit Hetimor të ngritur ndaj tij. Ky i fundit ka përgatitur një dosje me pyetje për kreun e shtetit duke synuar të arrijë të evidentojë ato që i cilëson si shkelje të Kushtetutës.

Por ndërkohë përballë këtij komisioni nuk do jetë një President standard ( duhet theksuar se është hera në historinë e Shqipërisë që një president përballet me një komision hetimor). Përkundrazi, përballë këtij komisioni hetimor do jetë një politikan i sprovuar me sfida të shumta në jetën politike si Ilir Meta.

Kush e njeh Metën dhe pasionin e tij politik, nuk ka dyshim se nesër do të jetë një spektakël më vete debati i tij me anëtarët e komisionit hetimor, por sidomos me kreun e këtij Komisioni, socialistin Ulsi Manja.  Këtë të fundit, të cilin Rama, së bashku me Ballën e Spiropalin i ka “ndërsyer” keq te Meta, presidenca e ka piketuar edhe më parë duke i përmendur një bisedë audio, pas zgjedhjeve në Dibër, të publikuar nga gazeta Bild.

Theksojmë se në këtë përballje, Presidenti do të shoqërohet nga 3 këshilltarë të cilët së bashku me të kanë përpiluar një dosje të plotë të të gjitha shkeljeve të shumicës qeverisëse lidhur me çështjen e zgjedhjeve lokale, ku do peshohen vendimet për anulimin e 30 Qershorit dhe dekretin për datën e 13 tetorit.

Por siç pritet, pikat më të forta të debatit ditën e nesërme nuk do jenë letrat, pasi  këto Presidenti i ka shpallur edhe më parë me një dokument me 25 faqe ku argumentonte shkeljet e rënda të të gjitha hallkave të shtetit. Ajo që do përbëjë me të vërtetë interes do jetë përballja me argumenta e debati i drejtpërdrejt, dhe kur vjen puna tek ky i fundit, Meta nuk të fal. Presidenti me një karriere të konsoliduar politike, ka dëshmuar në këto 28 vite se di të alternojë mjaft mirë faktin e denoncimin nga njëra anë me sarkazmën dhe ironinë e hollë nga ana tjetër, detaj të cilën Meta nuk e kursen aspak ndaj kundërshtarëve.

Kush e ka provuar përballë, e di mirë se me Metën “nuk bëhet shaka” , kur vjen fjala te debati politik përballë.  Dhe ky fak,t vlen për pesha të rënda të jetës politike, sic janë kryetarët aktualë të partive kryesore në vend si Rama e Basha dhe sidomos ish-kryetarët historikë si Berisha e Nano. Dhe tani imagjinoni pak se ç’do të heqë Ulsiu me shokë nesër kur Meta të shpalosë gjithë arsenalin e tij politik!!! Të ishte për të dhe anëtarët e tjerë të komisionit, do ishte më mirë që kjo përballje mos kishte ndodhur kurrë, pasi përshtypja që do krijohet në publik për ta pas mbledhjes, me siguri do lë shumë për të dëshiruar. E megjithatë, mos japim shumë parashikime, kushdo që është i interesuar për një debat spektakël, mos harrojë nesër orën 10:00 të paradites të goxhdohet para ekranit.

*SHENIM NGA: STANDARD.AL

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.