Lori Hoxha rrëfen problemet me ankthin, “isha e bindur se kisha tumor!”

0
122

Blogerja e njohur Lori Hoxha është një ndër vajzat më të komentuara në rrjetet sociale.

Hoxha shprehet në një postim në Instastory se kishte vendosur të bënte një video për këtë çështje, por duke qenë se kjo nuk do të ndodhë së shpejti, ajo vendosi t’i përgjigjej kuriozitetit të fansave.

Lori shprehet se ankthi i ka filluar në vitin 2012, kur ishte në një sallon bukurie dhe për pak mendoi se po kalonte një atak në zemër. Ajo vrapoi menjëherë në spital dhe askush nuk po e gjente se çfarë kishte. Më pas Lori nisi të mendojë se mund të vuante nga një sëmunde e rrallë, la shkollën dhe nisi kontrollet nëpër spitale për 8 muaj.

“Derisa një ditë, pasi kërkova në Google për disa nga simptomat e mia gjeta disa forume për panikun dhe ankthin dhe aty gjeta vetveten”, shkruan Lori duke shtuar se periudha më e keqe që ka kaluar është viti 2012 dhe vera e kaluar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here