Si mashtronin policinë britanike!!! Trinjakët trafikantë armësh përfundojnë pas hekurave

0
98

Tre vëllezër trinjakë nga Britania e Madhe përfunduan në pranga për të njëjtin krim. Policia në Londër zbuloi se të tre vëllezërit ishin përfshirë në trafikimin e armëve që mund të përfundonin në duart e kriminelëve të rrezikshëm.

Tre londinezët ishin të fundit nga një grup me tetë persona që ishin akuzuar për vepra penale të lidhura me armë zjarri. Pas hetimeve të mëtejshme me armët e sekuestruara, policia arriti të identifikonte ADN-në e të tre vëllezërve.

Por duke qenë se nuk ishin të sigurt se cili prej tyre ishte i përfshirë pasi ADN-ja ishte e njëjtë, të tre u vunë nën mbikëqyrje dhe telefonat e tyre nisën të përgjoheshin.

“Ata ishin të vetëdijshëm dhe e përdorën këtë element për të na mashtruar”, shpjegoi detektivi Driss Hayoukane.

Ricky dhe Ralston Gabriel, 28 vjeç, të dy futbollistë joprofesionist u dënuan me burg për 14 vite nga një Gjykatë në Londër, pasi u shpallën fajtor për mbajtje të armëve të zjarrin dhe qëllim për të rrezikuar jetën e dikujt tjetër. Ndërsa vëllai i tretë, i shpallur fajtor për këtë vepër dhe disa të tjera, u dënua me 18 vite burg.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here