Standard.al

“Takimi i mundshëm Rama-Basha”, Panariti: “Dialogu do të jetë si grup opozitar”

0

Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti, nga studio e emisionin ’45 Minuta’ në Report Tv, tha se “Qëndrimi opozitar është unik, i konsoliduar. Dialogu do të jetë si grup opozitar, përfaqësim të integruar të opozitës në bisedën me qeverinë për të gjetur një zgjidhje nga kjo krizë, në fakt jo me qeverinë, por me PS-në. Por do të jetë dialogu që do të prevalojë për të gjetur një zgjidhje” tha ai.

Panariti tha më tej se lidhur mbi takimin e mundshëm Rama-Basha, se nuk do të ketë më një takim kokë më kokë, por një tryezë shumëpalëshe.

“Jo, jo nuk mendoj, se edhe Basha besoj se ka nxjerrë mësime nga një negociatë e ngushtë, që nuk i ngjante një kompromisi, por një pazari. Vendi ka nevojë për një zgjidhje të qëndrueshme. Sa më parë të ulen përfaqësuesit e PS-së me të opozitës për një zgjidhje të qëndrueshme, që janë zgjedhjet me një qeveri kalimtare, që palët të futen në sistem dhe të votohen. Një kompromis është lëshimi reciprok” deklaroi ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.