Raport i ODIHR/ Manjani shpërthen ndaj Ambasadorëve: Ku jeni? Pse s’flisni?! Na hapët barkun duke mbrojtur monistët!

0
159

Ish-ministri Ylli Manjani ka sjellë në vëmendje faktin se gjatë debateve para 30 qershorit dy ambasadorë të rëndësishëm në Tiranë, Luigi Soreca i BE dhe Eugen Borshard, ishin mbështetësit kryesorë të PS në mbajtjen e zgjedhjeve pa opozitën.

Në një reagim në Facebook, Manjani u kërkon diplomatëve që të dalin para shqiptarëve dhe tu sqarojnë se përse raporti i ODIHR i ka vlerësuar zgjedhjet si më të këqijat e mundëshme.

Ore po ky Boschart, shefi i Prezencës së OSBE, ka ndonjë fjalë të thotë për raportin e ODIHR? Na hapi barkun para votimeve duke legjitimuar monistët në çdo hap që bënin drejt budallëkut.

E njëjtja pyetje vlen edhe për Soreccën, Leylën e madje edhe për Palmer-in. Ku jeni? Pse s’flisni?! Mbrojini votimet moniste, anti-kushtetutë, anti-ligj e mbi të gjitha anti-demokratike! Mbrojini dhe vijoni të fajësoni opozitën, që qeveria vodhi edhe votat e veta, megjithse pa garë!!!”,- deklaron Ylli Manjani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here