Standard.al

“Më duhen 11 luanë nesër”, Edi Reja: Ja si mund ta rrezikojmë Francën!!!

0

Edi Reja këshillon që Shqipëria duhet të tregohet shumë e kujdesshme përballë një kundërshtari të fortë siç është Franca.

Në një reagim për mediat, tekniku italian, theksoi se lojtarët e tij duhet të markojnë shumë mirë kundërshtarin, ndërsa ai i frikësohet Griezmannit.

“Për t’ia dalë me Francën, dihet që duhet të bëjmë sa më pak gabime, sepse po flasim për një kombëtare me shumë potencial dhe kampionë, duke qenë se i duhen pak hapësira për të na goditur. Këshillat që do të thoja do të ishin, që si fillim mos të bëjmë asnjë gabim, të lemë pak hapësira, duhet të jemi shumë mirë fizikisht. Sado hapësirë të vogël të gjejnë ata e shfrytëzojnë shumë mirë. Ne duhet të jemi gati, në çdo moment dhe gabim që të bëjnë ata”, tha fillimisht ai.

 

Deschamps? E njoh shumë mirë, e kam mik dhe e respektoj. Ka ekuilibër të jashtëzakonshëm dhe nuk hidhet në sulm menjëherë me ekipin. Do të kërkojë ekuilibër taktik. Plus, ka futbollistë që dijnë të bëjnë diferencën dhe që në kundërsulm mund të të godasin. Nuk them që Franca do të luajë në mbrojtje, por do të na japë pak hapësira, duke u mbyllur ashtu si duhet”.

Frika? Duhet kujdes, sidomos në mesfushë dhe Griezmann është ai që katalizon çdo aksion. Nuk e lëmë dot të lirë, sepse ai shpik nga momenti në moment. Nuk duhet mbuluar vetëm ai, por sidomos ai. Do të na duhet më shumë shpejtësi dhe agresivitet në markim. Franca ka lojtarë të mrekullueshëm”.

Hysaj vendimtar? Jo, duhet të luajmë të gjithë, si grup, njëri për tjetrin! Asnjë lojtar nuk bën i vetëm diferencën. E parashikoj ndeshje në mbrojtje në fillim, por nuk dua të jetë kështu gjithë ndeshjen. Duhet t’i vjedhim topat e parë, nëse arrijmë i vendosim në vështirësi. Më duhen 11 luanë nesër”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.