Standard.al

Kryemadhi mesazh të fortë: Ta çlirojmë të majtën nga thundra e krimit

0

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në 15 vjetorin e krijimit të LSI-së, tha se LSI do të marrë përgjegjësinë për të çliruar të majtën nga thundra e krimit.

‘Në kohën kur organizata kriminale dhe oligarkike me emrin Rilindje, ka shkatërruar me plan te mirëfilltë të majtën gjenuine shqiptare me qëllim kryesisht zaptimin dhe futjen në kthetrat e saj të ekonomisë shqiptare dhe kur fatkeqesisht me ane te koncesnioneve dhe ppp-ve, kryeministri yne e ka tenderuar dhe burgosur të ardhmen tonë ekonomike dhe për 15 apo 20 vitet e ardhshme. Në këto kushte ne na duhet të mendojmë për një zgjidhje afatgjatë dhe jo thjesht për të nesërmen.

Unë në formimin tim politik jam një “socialiste demokrate”, siç ka plot të tillë edhe ndër ju në sallë e kudo në Shqipëri, edhe pse të braktisur e të zhgënjyer në aspiratën e tyre prej fenomenit abuziv me etiketën “Rilindje”.

Si socialiste demokrate, unë jam e bindur se drama e pabarazisë në Shqipëri, as nuk mjekohet, madje as nuk zgjidhet, pa rivendosjen  e së majtës së vertetë në shinat e vlerave dhe demokracisë dhe integrimit, të solidaritetit dhe humanizmit.

Kushtet në të cilat ndodhemi NA e ngarkojnë Ne këtë përgjegjësi historike. LSI duhet të çlirojë  të  majtën nga thundra kriminale e shpërdorimit të Rilindjes. Ky është misioni ynë politik dhe historik. Për të cilin do të na vlerësojnë fëmijët tanë dhe historia nesër.

Trëndafili i kuq i socialistëve shqiptarë me rrënjët në gjakun e dëshmorëve të lirisë dhe ëndërr Shqipërinë si gjithë Europa që u bë e duhej të ishtë edhe sot simbol i politikave sociale, nuk është më.

Ai është zëvendësuar me fiongon e zezë të korrupsionit të PPP-ve dhe degëzën e kanabisit si simbol i qeverisjes dhe krimit të bërë një, që jo vetëm shkatërroi partinë e vlerave dhe kontributeve historike për Shqipërinë, por lëndoi zemrat e qindra mijëra pensionistëve, veteranëve të luftës nacional clirimtare, duke bërë që të rinjtë dhe te rejat të marrin udhët  e mërgimit, dhe që po e çon edhe  vendin në një asfiksi totale që vështirë ta marë veten.

Ndaj ne duhet ta marrim përsipër këtë sfidë ….

Unë jam e vëmendshme ndaj çdo alternative ekonomike që shpaloset nga çdo do krah, nga çdo parti e djathtë, e qendrës apo kudo qoftë. Por njëkohësisht jam e bindur dhe e ndërgjegjshme që Shqiperia nuk shpëton nga drama e pabarazisë pa një të  majtë të fortë e modern, të hapur e të shëndetshme e mbi të gjitha që të ketë të shenjtë interesat kombëtare dhe shërbimin ndaj qytetarëve.

Shumë herë ideologjitë përdoren për t’u marrë votën qytetarëve.Bota ka plot shembuj të tillë,edhe Shqipëria ka mjaftueshëm raste të tilla. Por unë  prapë  e them me bindje se pa një të majtë të shëndetshme Shqiperia nuk ka as shansin më të vogël të dalë nga kjo humnerë ku e ka cuar grabitja që thellon perditë pabarazinë.

Sa më shpejt të ringrihet e majta e munguar dhe e pushtuar, aq më të të pakta do ti ketë ditët ky regjim antipopullor, dhe shumë tepër shpresë do të ketë për të ardhmen.

Sa më shpejtë të ringrihet e majta e shëndetshme dhe atdhetare, aq më e fortë do ndjehet dhe e djathta patriotike shqiptare dhe aq me organik, dhe  me I dobishem do jete partneriteti dhe bashkëpunimi opozitar si mision për të bërë punë më të mira për Shqipërinë. Për të  perfaqesuar numrin e madh të pensionistëve që fatkeqesisht po rritet me shpejtesi galopante, për të ndalur largimin masiv  të rinisë dhe intelektualëve shqiptare.’-tha Kryemadhi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.