Aksidentohen dy automjete në Korçë, arrestohen shoferët…

0
143

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të premte në Korçë. Policia tha se ka arrestuar 2 shoferët.

Uniformat blu thanë se materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Korçë

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A.L., 65 vjeç, banues në Korçë, pasi në rrugën Boboshticë-Korçë, ky shtetas duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Nissan”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
J.N., 40 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë, pasi në rrugën Korçë-Boboshticë, pranë vendit të quajtur “Zape”, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Opel”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here