15 vjetori i LSI, ceremonia… Kryemadhi: Busulla jonë është integrimi europian

0
104

Lëvizja Socialiste për Integrim feston sot 15 vjetorin e krijimit, në një ceremoni madhështore të organizuar në Pallatin e Kongreseve.

Të pranishëm në takim janë drejtues të LSI, themelues, anëtarë dhe figura të njohura publike.

Pas një dokumentari që tregon rrugën e LSI përgjatë 15 viteve, fjalën e hapjes e ka marrë kryetarja e LSI, Monika Kyremadhi.

Kryemadhi u shpreh se ky përvjetor i LSI është shembulli më i qartë i ngadhënjimit të së drejtës. “Nuk ka forcë që na ndal në përmbushjen e misionit tonë. Busulla jonë është integrimit. Motoja jonë është Shqipëria është shtëpia jonë e përbashkët”,- tha ndër të tjera Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here