Standard.al

Vokshi: OSBE-ODIHR skanoi procesin, por nuk certifikoi zgjedhjet

0

Ish-deputetja, Albana Vokshi, duke komentuar raportin përfundimtar për zgjedhjet e 30 qershorit në RTV Ora, thotë se OSBE-ODIHR nuk ka bërë asnjë certifikim të tyre se nuk ka pasur një proces zgjedhor legjitim.

Vokshi: Në të gjithë atë raport nuk ka një fjalë të vetme që legjitimon zgjehdjet. OSBE-ODIHR ka refuzuar të japë dhe një vlerësim për standardet sepse nuk ka pasur zgjedhje në 30 qershor. Nuk ka se çfarë të shënosh dhe certifikosh.Nuk ka bërë asnjë certifikim. Rëndësia e raportit është skanimi që i ka bërë procesit, institucioneve në një proces votimi.

Ndërsa këshilltarja ligjore e Qendrës Europiane për Liri të Shtypit dhe të Medias (ECPMF), Flutura Kusari, sheh me shqetësim gjetjet mbi median.

Kusari: Raporti i ndan mediat, që për ne është shokuese, media që bëjnë raportime pozitive për qeverinë dhe media që bëjnë raportime negative për opozitën.Në Shqipëri me një përjashtim shumë të vogël nuk ka media të pavarura dhe media të lira, për këtë fajësojmë politikanët. Situata asnjëherë nuk ka qenë më e keqe se tani që është PS në pushtet.

Vokshi: Hera e parë që evidentohet me këtë gjuhë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.