Presidenti Meta përkujton çlirimin e Çorovodës: Është koha të merremi më seriozisht edhe me 75-vjetorin e Çlirimit të Atdheut

0
168

Presidenti Ilir Meta në rrjetin social facebook perkujton ngjarjen e rendësishme të 5 Shtatorit 1942. “Dita e Çlirimit nga pushtuesi të Çorovodës dhe mbarë krahinës nga ne jemi”, shkruan Meta

Komenti në (Facebook)

Sot është 5 Shtatori, një ditë shumë e dashur për mua dhe për të gjithë ata të cilët janë nga Skrapari: Dita e Çlirimit nga pushtuesi të Çorovodës dhe mbarë krahinës nga ne jemi.
Por 5 Shtatori 1942 është një ditë e shënuar edhe në historinë e Luftës Antifashiste, pasi shënon çlirimin e parë të një krahine dhe qendre administrative në vend nga okupatori, pikërisht disa ditë përpara Konferencës së Pezës, që hodhi themelet e bashkimit të të gjithë patriotëve shqiptarë në luftën për çlirimin e Shqipërisë.
Ndaj sot përulem me mirënjohje të veçantë ndaj Komandantit të çetës plakë të Skraparit, Mestan Ujanikut, kryengritësit të përhershëm, i cili vdiq tragjikisht në burgjet e komunizmit, vetëm pse mbështeti deputetët e pavarur pas çlirimit, sepse kishte luftuar që njerëzit të zgjidhnin të lirë dhe jo të vendoseshin nën zgjedhën e një regjimi monist.
Skrapari qëndroi një kështjellë e papushtuar deri në fund, ndonëse e pagoi me masakra çnjerëzore, si ato që nazistët kryen në janar 1944, në Vlushë, Krushovë, Turbohovë dhe Kapinovë, ku u ekzekutuan 114 burra e fëmijë, për të terrorizuar të gjithë krahinën kryengritëse. Por vetëm pak ditë me vonë forcat naziste do përjetonin një nga disfatat më të rënda të “Operacionit të Dimrit”, pikërisht në betejën e lavdishme të Tendës së Qypit, ku shkëlqeu trimëria e popullit të Skraparit me në krye Heroin Zylyftar Veleshnja, në krah të forcave të Brigadës së Parë Sulmuese.
Ndërsa në Vlushë, vetëm dy muaj pas masakrës, u krijua Brigada e 7-të Sulmuese, një nga formacionet më të lavdishme të Luftës Antifashiste, ku nën komandën e Gjin Markut, u bashkuan edhe disa qindra djem e vajza partizane të krahinës, që e ndoqën pushtuesin deri në Vishegrad.
Ngjarje të tjera të rëndësishme si Kongresi i Pare i Rinisë Antifashiste në Helmës dhe krijimi i Brigadave e formacioneve të tjera partizane në këtë krahinë, ishin një kontribut për fuqizimin e Luftës Antifashiste deri në çlirimin e Shqipërisë.
Ndërkohë që dy nga betejat më kryesore të “Operacionit të Qershorit”, ajo në Qafën e Gjarprit dhe Qafën e Shkozës u zhvilluan pikërisht në Skrapar, ku pushtuesit u thyen keq dhe u detyruan të kthehen pas.
Sot është momenti të nderojmë qindra dëshmorët që dha populli i Skraparit për Çlirimin e vendit dhe të gjithë personalitetet të cilët drejtuan Luftën, si Mestan Ujaniku, Zylyftar Veleshnja, Kahreman Ylli, Neshat Hysi, Njazi Çepani, Iliaz Sevrani dhe plot të tjerë.
Sot kujtojmë Ramiz Aranitasin, emrin e të cilit mban me krenari gjimnazi i qytetit, si dhe Heroin e Popullit Estref Caka, i cili dha jetën për çlirimin e kryeqytetit dhe 417 dëshmorët që i dha Skrapari, Çlirimit të Atdheut.
Sot nderojmë të gjithë ata heronj të cilët vaditën me gjakun e tyre tokën e Skraparit dhe mbetën të përjetshëm në krenarinë e betejave të fituara si Xheladin Beqiri, Gani Nivica, Mefail Rozani dhe shumë të tjerë, emrat e të cilëve nuk janë të gdhendur vetëm në lapidarët e Tendës së Qypit, Qafës së Gjarprit e Qafës së Shkozës, por mbi të gjitha në zemrën e popullit të Skraparit, që kurrë nuk e harron çmimin e lirisë.
Është koha të merremi më seriozisht edhe me 75-vjetorin e Çlirimit të Atdheut.??

Fotografia e Ilir Meta

Fotografia e Ilir Meta

Fotografia e Ilir Meta

Fotografia e Ilir Meta

Fotografia e Ilir Meta

Fotografia e Ilir Meta

Fotografia e Ilir Meta

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here