Nesër 15 vjetori i themelimit të partisë, ftesa e Kryemadhit: Ftoj të gjithë ata që janë dhe nuk janë më në LSI!!!

0
87

Nga konferenca për shtyp, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, i ftoi të gjithë ata që janë dhe nuk janë më në LSI, për të festuar 15-vjetorin e themelimit të kësaj partie. ”Përfitoj nga rasti nga kjo dalje publike, do dëshiroja që dalja ime publike në këtë sesion të ishte ditën e nesërme me rastin e 15 vjetorit të themelimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim ku ftoj të gjithë simpatizantët, themeluesit, ata që janë dhe nuk janë më, të gjithë ata që aspironin më 6 shtator 2004 për një parti politike, e cila do të sillte ndryshimin dhe për hir të së vërtetës, na pëlqen apo s’na pëlqen LSI theu tabutë e politikës së vjetër në Shqipëri, por mbi të gjitha ngriti atë instrument. Ngriti instrumentin e një partie politike që u jep shansin të rinjve dhe të rejave, grave dhe vajzave për t”u përfshirë në politikë, për të qenë vendimmarrëse. Takohemi nesër pasdite në Pallatin e Kongreseve! Faleminderit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here